Amosi
5 O shtëpi e Izraelit, dëgjoji këto fjalë që po them kundër jush si një këngë të përvajshme:*
2 ‘Virgjëresha e Izraelit ka rënë,
e nuk ngrihet dot më.
Është braktisur në tokën e vet,
dhe askush nuk e ngre.’
3 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Qyteti që marshon në luftë me një mijë njerëz, do të mbetet me njëqind;
ai që del me njëqind, do të mbetet me dhjetë.
Kështu do t’i ndodhë shtëpisë së Izraelit.’+
4 Se Jehovai i thotë shtëpisë së Izraelit:
‘Më kërkoni, e do të jetoni.+
mos shkoni në Gilgal+ e mos kaloni në Ber-Shebë,+
sepse me siguri Gilgali do të çohet në mërgim,+
kurse Betheli do të kthehet në hiç.*
6 Kërkoni Jehovain, e do të jetoni.+
Përndryshe ai do të ndizet si zjarr kundër shtëpisë së Jozefit,
e do të përpijë Bethelin, dhe askush nuk do ta shuajë dot.
8 Ai që bëri yjësinë Kimah* dhe Kesil,*+
Ai që e kthen terrin në agim,
Ai që e bën ditën të errët si nata,+
Ai që i thërret ujërat e detit
për t’i derdhur mbi faqen e dheut:+
e ka emrin Jehova.
9 Ai sjell rrufeshëm shkatërrimin mbi të fortin
që vendet e fortifikuara të shkatërrohen.
11 Ngaqë i merrni taksën e tokës të varfrit*
dhe i merrni drithin si haraç,*+
ju nuk do të banoni më në shtëpitë me gurë të latuar që ndërtuat,+
as do të pini verë nga vreshtat e mira që mbollët.+
12 Se unë e di se sa të shumta janë rebelimet* tuaja
dhe se sa të rënda janë mëkatet tuaja:
i bini në qafë të drejtit,
merrni ryshfete*
dhe ia mohoni të drejtën të varfrit te porta e qytetit.+
Atëherë Jehovai, Perëndia i ushtrive, do të jetë me ju,
ashtu siç pohoni ju se është.+
Ndoshta Jehovai, Perëndia i ushtrive,
do t’i miratojë ata që kanë mbetur nga Jozefi.’+
16 Prandaj, kështu thotë Jehovai, Perëndia i ushtrive, po, vetë Jehovai:
“Në të gjitha sheshet do të vajtohet
dhe në të gjitha rrugët njerëzit do të thonë: ‘Mjerë, mjerë!’
Do të thërrasin bujkun që të mbajë zi,
dhe vajtuesit me pagesë që të vajtojnë.
18 ‘Mjerë ata që e dëshirojnë me zjarr ditën e Jehovait!+
Çfarë do të jetë për ju dita e Jehovait?+
Do të jetë terr, dhe jo dritë.+
19 Do të jetë si dikush që i ikën luanit, por i del para ariu;
hyn në shtëpi, mbështet dorën në mur dhe e kafshon gjarpri.
20 A nuk do të jetë dita e Jehovait ditë terri, e jo drite?
Errësirë e plotë pa asnjë rreze drite?
21 Unë i urrej, më neveriten festat tuaja+
dhe nuk kënaqem me aromën e flijimeve tuaja, që ngrihet nëpër asamble solemne.
22 Edhe sikur të më bëni blatime të plota të djegura,
nuk do të kënaqem me blatimet tuaja+
dhe nuk do t’i miratoj flijimet e kafshëve të majme që bëni në bashkësi.+
23 Ma hiqni zhurmën e këngëve tuaja!
Të mos e dëgjoj më melodinë e instrumenteve me tela!+