Mikea
7 Mjerë unë! Jam si ai që, pasi vjel frutat e verës
dhe mbledh ç’mbetet pas vjeljes së rrushit,
s’gjen asnjë bistak për të ngrënë,
asnjë fik të hershëm që ia do shpirti.
Të gjithë rrinë në pritë për të derdhur gjak.+
Janë si gjuetarët që u ngrenë gracka* vëllezërve të vet.
3 Duart i kanë të shkathëta për të bërë të keqen.+
Ata i thurin planet së bashku.*
4 Më i miri ndër ta është si gjembat,
më i drejti ndër ta është më keq se një gardh me gjemba.
Do të vijë dita që shpallën rojat e tua, dita kur të lahen hesapet.+
Atëherë do t’i zërë paniku.+
5 Mos kini besim te shokët,
mos u zini besë as miqve të ngushtë,+
kujdes çfarë i thua asaj që prehet në gjirin tënd,
6 sepse djali përbuz babanë,
vajza ngrihet kundër nënës,+
nusja kundër së vjehrrës;+
armiqtë e njeriut janë njerëzit e shtëpisë së vet.+
7 Por unë do t’i mbaj sytë te Jehovai.+
Do ta pres me durim* Perëndinë e shpëtimit tim.+
Perëndia im do të më dëgjojë.+
8 Mos u gëzo për mua, o armiku* im!
Edhe pse kam rënë, do të ngrihem;
edhe pse banoj në errësirë, Jehovai do të jetë drita ime.
9 Do ta duroj tërbimin e Jehovait
—sepse kam mëkatuar kundër tij+—
derisa ai ta mbrojë çështjen time ligjore e të vendosë drejtësi për mua.
Ai do të më nxjerrë në dritë,
dhe unë do të shoh drejtësinë e tij.
10 Do ta shohë edhe armiku im,
dhe turpi do ta mbulojë atë që më thoshte:
«Ku është Jehovai, Perëndia yt?!»+
Sytë e mi do ta shohin armikun tim,
që do ta shkelin si baltën e rrugëve.
12 Atë ditë kanë për të ardhur te ti
nga Asiria dhe nga qytetet e Egjiptit,
që nga Egjipti e deri te Lumi;*
nga deti në det e nga mali në mal.+
14 Me shkopin tënd kullote popullin, kopenë e trashëgimisë sate,+
që banonte i vetëm në pyll, në mes të një pemishteje.
Le të ushqehen në Bashan e në Galad,+ si në kohët e lashta.
16 Kombet do t’i shohin e do t’u vijë turp pavarësisht nga fuqia e tyre.+
Do të vënë dorën para gojës,
dhe veshët do t’u shurdhohen.
17 Do të lëpijnë pluhur si gjarpërinjtë;+
si rrëshqanorët e tokës
do të dalin duke u dridhur nga vendet e tyre të sigurta.
Të tmerruar do të vijnë para Perëndisë, para Jehovait,
e nga ti do të kenë frikë.»+
Ti nuk do të rrish i zemëruar përgjithmonë,
sepse kënaqesh kur tregon dashuri besnike.+
19 Ti do të na tregosh përsëri mëshirë;+ do t’i mposhtësh* fajet tona.
Të gjitha mëkatet tona do t’i hedhësh në thellësi të detit.+