Numrat
23 Pastaj Balami i tha Balakut: «Ndërto këtu shtatë altarë+ dhe më bëj gati shtatë dema e shtatë desh.» 2 Balaku bëri menjëherë siç i tha Balami, dhe Balaku me Balamin flijuan në secilin altar nga një dem e nga një dash.+ 3 Balami i tha më pas Balakut: «Qëndro këtu pranë blatimit tënd të djegur, kurse unë po iki. Ndoshta Jehovai do të komunikojë me mua, dhe ç’të më tregojë ai, do të ta them.» Kështu ai shkoi në një kodër të zhveshur.
4 Më pas, Perëndia komunikoi me Balamin,+ e ky i tha: «I vura në radhë shtatë altarët dhe në secilin altar flijova nga një dem e nga një dash.» 5 Jehovai i vuri në gojë Balamit fjalët e tij:+ «Kthehu te Balaku dhe thuaji këto që të thashë.» 6 Kështu Balami u kthye dhe pa Balakun bashkë me gjithë princat e Moabit tek qëndronin pranë blatimit të tij të djegur. 7 Atëherë ai tha këtë shprehje proverbiale:+
«Balaku, mbreti i Moabit, më solli nga Arami,+
nga malet e lindjes, e më tha:
‘Eja e mallkoje për mua Jakobin.
Po, eja e dënoje Izraelin.’+
8 E si mund t’i mallkoj ata që Perëndia nuk i ka mallkuar?
Si mund t’i dënoj ata që Jehovai nuk i ka dënuar?+
9 Nga majat e shkëmbinjve i shoh,
nga kodrat i vërej.
10 Kush mund t’i numërojë grimcat e pluhurit të Jakobit,+
apo të llogaritë qoftë edhe çerekun e Izraelit?
Vdeksha* siç vdesin të drejtët!
Qoftë fundi im si fundi i tyre!»
11 Atëherë Balaku i tha Balamit: «Ç’më bëre? Unë të mora që t’i mallkoje armiqtë e mi, kurse ti veçse i bekove.» + 12 Por ai iu përgjigj: «A nuk duhet të them gjithë fjalët që më vë në gojë Jehovai?!»+
13 Balaku i tha: «Të lutem, hajde me mua në një vend tjetër, prej ku mund t’i shohësh. Nuk do t’i shohësh të gjithë, por vetëm një pjesë. Mallkoji që atje për mua.»+ 14 E kështu e çoi në fushën e Zofimit, në majë të Pisgahut,+ ku ndërtoi shtatë altarë dhe në secilin altar flijoi nga një dem e nga një dash.+ 15 Atëherë Balami i tha Balakut: «Qëndro këtu pranë blatimit tënd të djegur, kurse unë po shkoj të flas me Perëndinë.» 16 Kështu Jehovai komunikoi me Balamin dhe i vuri fjalët e tij në gojë:+ «Kthehu te Balaku dhe thuaji këto që të thashë.» 17 Pastaj Balami u kthye dhe pa që Balaku po e priste pranë blatimit të tij të djegur bashkë me princat e Moabit. Balaku e pyeti: «Çfarë të tha Jehovai?» 18 Atëherë ai tha këtë shprehje proverbiale:+
«Ngrihu Balak dhe dëgjo.
Mbaj vesh, o bir i Ziporit!
Mos vallë e thotë diçka dhe nuk e bën?!
Flet dhe nuk e çon fjalën në vend?!+
20 Unë jam këtu për të bekuar.
Tani Ai e ka dhënë bekimin e tij,+ dhe unë nuk mund ta kthej mbrapsht.+
21 Ai nuk toleron asnjë fuqi magjike kundër Jakobit,
nuk lejon asnjë ta trazojë Izraelin.
Me ta është Jehovai, Perëndia i tij,+
dhe për Të brohorasin fort si mbret.
Për Jakobin dhe Izraelin tani mund të thuhet:
‘Shihni ç’ka bërë Perëndia!’
Nuk do të shtrihet pa ngrënë prenë,
pa pirë gjakun e kafshëve që ka shqyer.»
25 Atëherë Balaku i tha Balamit: «Nëse nuk e mallkon dot, atëherë as mos e beko.» 26 Por Balami iu përgjigj: «A nuk të thashë: ‘Do të bëj tërë ato që do të më thotë Jehovai.’»+
27 Pastaj Balaku i tha Balamit: «Të lutem, hajde të të çoj edhe në një vend tjetër. Mbase në sytë e Perëndisë së vërtetë do të jetë e drejtë që ta mallkosh që atje për mua.»+ 28 E kështu Balaku e çoi Balamin në majë të Peorit, që sheh nga Jeshimoni.*+ 29 Atëherë Balami i tha Balakut: «Ndërto shtatë altarë në këtë vend dhe më bëj gati shtatë dema e shtatë desh.»+ 30 Kështu Balaku bëri siç i tha Balami dhe në secilin altar flijoi nga një dem e nga një dash.