Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Këngë.
66 Mbarë toka le të brohorasë triumfuese për Perëndinë!+
2 Këndojini lavde* emrit të tij të madhërishëm!
Përlëvdojeni e me lavdi mbulojeni!+
3 I thoni Perëndisë: «Sa të mahnitshme janë veprat e tua!+
Prej forcës sate të pakufishme,
armiqtë kanë për t’u strukur kokulur para teje.+
4 Mbarë toka do të përkulet para teje;+
ajo do të këndojë lavde për ty,
po, për emrin tënd lavde do të këndojë.»+ (Selah)
5 Ejani dhe shihni veprat e Perëndisë!
Sa të mahnitshme janë veprat që bën ai mes bijve të njerëzve!+
ndaj kokëfortët të mos e lartësojnë veten.+ (Selah)
8 Lëvdoni Perëndinë tonë, o popuj!+
E lëvdofshi dhe kumbofshin zërat tuaj kudo!
12 Vdekatarin e lejove që mbi kokat tona të kalëronte;
përmes zjarrit e përmes ujit kaluam
e më pas, në një vend ku gjetëm prehje na çove.
13 Me blatime të plota të djegura do të vij në shtëpinë tënde;+
do t’i mbaj zotimet që kam marrë para teje,+
14 gjithë premtimet që bëra me buzët e mia,+
që dolën nga goja ime kur e kisha punën pisk.
15 Kafshë të majme do të të paraqit si blatime të djegura,
si edhe tymin e deshve të blatuar;
plot dema dhe cjep për ty do të flijoj. (Selah)
16 Ejani e dëgjoni, të gjithë ju që nderoni thellësisht Perëndinë,*
ejani e do t’ju tregoj ç’ka bërë ai për mua.+
20 Lëvduar qoftë Perëndia, që nuk i mbylli veshët ndaj lutjes sime,
që dashurinë e tij besnike nuk ma kurseu!