Eksodi
30 Bëni me dru akacieje+ një altar për të djegur temjan.+ 2 Ai duhet të jetë katror, një kut* i gjatë, një kut i gjerë dhe dy kute i lartë; brirët do të jenë një trup me altarin.+ 3 Visheni me ar të kulluar: pjesën e sipërme, anët rreth e qark dhe brirët, kurse përreth bëjini një kornizë dekorative prej ari. 4 Nën kornizën dekorative, në të dyja anët, do t’i bëni edhe dy unaza ari që të shërbejnë si mbajtëse për shufrat me të cilat do të mbartet. 5 Shufrat bëjini me dru akacieje dhe vishini me ar. 6 Altarin vendoseni përpara perdes që është afër arkës së Dëshmisë,+ përpara kapakut të Dëshmisë,* ku unë do të shfaqem.+
7 Mëngjes për mëngjes, kur të kujdeset për llambat,+ Aroni+ do të djegë mbi altar+ temjan aromatik+ që të nxjerrë tym. 8 Aroni do të djegë temjan edhe kur të ndezë llambat në të ngrysur.* Ai është një blatim i rregullt në temjan që do t’i paraqitet Jehovait brez pas brezi. 9 Mos paraqitni mbi të temjan të paligjshëm,+ blatime të djegura, blatime në drithë, e mos derdhni mbi të blatime në pije. 10 Një herë në vit, Aroni do të bëjë shlyerjen te brirët e tij+ me ca nga gjaku i blatimit për mëkatin që ofrohet për shlyerjen;+ ai do të bëjë shlyerjen për altarin një herë në vit, brez pas brezi. Altari është shumë i shenjtë për Jehovain.»
11 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: 12 «Kur të numëroni bijtë e Izraelit për t’i regjistruar,+ secili duhet t’i japë Jehovait një shpërblesë për jetën e vet në kohën e regjistrimit, që të mos bjerë mbi ta asnjë e keqe kur të regjistrohen. 13 Ja çfarë do të japin të gjithë ata që janë regjistruar: gjysmë sikle* argjend sipas siklës së vendit të shenjtë.*+ (Njëzet gera* janë një sikël.) Një gjysmë sikle argjend është kontributi për Jehovain.+ 14 Të gjithë ata që regjistrohen, nga 20 vjeç e lart, do të japin kontributin për Jehovain.+ 15 I pasuri nuk duhet të japë më shumë, as i varfri nuk duhet të japë më pak se gjysmë sikle* si kontribut për Jehovain, që të bëjë shlyerjen për jetën* e vet. 16 Merrini nga izraelitët monedhat e argjendta të shlyerjes dhe përdorini për shërbimin në tendën e takimit. Këto pará do të shërbejnë si kujtim para Jehovait për izraelitët dhe do të bëjnë shlyerjen për jetën e tyre.»
17 Jehovai i tha akoma Moisiut: 18 «Bëni një legen bakri dhe këmbalecin e tij për t’u larë.+ Pastaj vendoseni mes tendës së takimit dhe altarit, dhe mbusheni me ujë.+ 19 Aroni dhe djemtë e tij do të lajnë atje duart dhe këmbët.+ 20 Kur të hyjnë në tendën e takimit ose kur t’i afrohen altarit për të shërbyer dhe për t’i paraqitur Jehovait blatime me zjarr dhe tym, ata do të lahen me ujë që të mos vdesin. 21 Ata duhet t’i lajnë duart e këmbët që të mos vdesin, dhe ky do të jetë një rregull i përhershëm për ta, për të dhe pasardhësit e tij, brez pas brezi.»+
22 Jehovai vazhdoi të fliste me Moisiun: 23 «Më pas, merrni aromatikët më të zgjedhur: 500 njësi mirrë të ngurtësuar, gjysmën e kësaj sasie, pra 250 njësi kanellë të ëmbël, 250 njësi kallam erëmirë 24 dhe 500 njësi kasi, të matura sipas siklës së vendit të shenjtë,*+ bashkë me një hin* vaj ulliri. 25 Pastaj bëni një vaj të shenjtë për mirosje; ai duhet përzier me mjeshtëri.*+ Ky do të jetë vaj i shenjtë për mirosje.
26 Me të mirosni* tendën e takimit,+ arkën e Dëshmisë, 27 tryezën me gjithë pajisjet e saj, shandanin dhe pajisjet e tij, altarin e temjanit, 28 altarin e blatimit të djegur me gjithë pajisjet e tij, si dhe legenin me këmbalecin e vet. 29 Shenjtërojini që të bëhen shumë të shenjta,+ e kushdo që i prek, duhet të jetë i shenjtë.+ 30 Gjithashtu do të mirosësh Aronin+ me djemtë e tij+ dhe do t’i shenjtërosh që të më shërbejnë si priftërinj.+
31 Pastaj do t’u thuash izraelitëve: ‘Ky do të jetë për mua një vaj i shenjtë për mirosje, brez pas brezi.+ 32 Nuk do të lyeni me të trupin e njeriut dhe me përbërësit e tij nuk do të bëni asgjë të ngjashme me të. Është diçka e shenjtë dhe do të mbetet për ju diçka e shenjtë. 33 Kushdo që bën një pomadë ngjashëm këtij vaji dhe vë ca nga ai te një njeri i paautorizuar,* duhet shfarosur* nga gjiri i popullit.’»+
34 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: «Merrni sasi të njëjta të këtyre aromatikëve:+ pika stakti, guaskë erëmirë, galban aromatik dhe temjan të bardhë safi. 35 Me ta do të bëni temjanin;+ përzierja e aromatikëve duhet bërë me mjeshtëri,* duhet kripur,+ duhet të jetë e pastër dhe e shenjtë. 36 Bluani pak nga ai, bëjeni pluhur të imët dhe vini ca përpara Dëshmisë në tendën e takimit, ku unë do të shfaqem; ai duhet të jetë për ju diçka shumë e shenjtë. 37 Temjanin që përgatitni me këta përbërës, nuk duhet ta bëni për përdorim personal;+ duhet ta konsideroni të shenjtë për Jehovain. 38 Kushdo që bën diçka të ngjashme me të që t’i ndiejë aromën, duhet shfarosur nga gjiri i popullit.»