Josiu
19 Pastaj shorti i dytë+ i ra Simeonit, fisit të Simeonit,+ sipas familjeve. Trashëgimia e tyre ra në mes të trashëgimisë së Judës.+ 2 Trashëgimia e tyre ishte Ber-Sheba+ me Shebën, Moladahu,+ 3 Hazar-Shuali,+ Balahu, Ezemi,+ 4 Eltoladi,+ Betuli, Hormahu, 5 Ziklagu,+ Beth-Markaboti, Hazar-Susahu, 6 Beth-Lebaoti+ dhe Sharuheni—13 qytete me fshatrat e tyre; 7 Aini, Rimoni, Eteri dhe Ashani+—4 qytete me fshatrat e tyre 8 dhe tërë vendbanimet që ishin rreth e qark këtyre qyteteve, deri në Baalath-Ber, në Ramahun e Jugut. Kjo ishte trashëgimia e fisit të Simeonit, sipas familjeve. 9 Trashëgimia e pasardhësve të Simeonit u mor nga pjesa që i ra Judës, sepse pjesa e Judës ishte tepër e madhe për ta. Kështu, pasardhësit e Simeonit morën një pronë në mes të trashëgimisë së tyre.+
10 Më pas, shorti i tretë+ u ra pasardhësve të Zabulonit,+ sipas familjeve, dhe kufiri i trashëgimisë së tyre shkonte deri në Sarid. 11 Kufiri i tyre ngjitej drejt perëndimit deri në Mareal, arrinte në Dabeshet dhe pastaj në luginën* përballë Jokneamit. 12 Nga Saridi shkonte drejt lindjes deri në kufi me Kisloth-Taborin, shtrihej deri në Daberat+ e pastaj ngjitej deri në Jafiai. 13 Që andej vazhdonte drejt lindjes deri në Gath-Hefer,+ në Eth-Kazin, në Rimon dhe shtrihej deri në Neah. 14 Pas kësaj, kufiri kthente në veri deri në Hanaton dhe mbaronte në luginën e Iftah-Elit, 15 në Katath, Nahalal, Shimron,+ Idalah dhe në Betlehem+—12 qytete me fshatrat e tyre. 16 Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Zabulonit, sipas familjeve.+ Këto ishin qytetet me fshatrat e tyre.
17 Shorti i katërt+ i ra Isaharit,+ pasardhësve të Isaharit, sipas familjeve. 18 Kufiri i tyre përfshinte Jezrelin,+ Kesulotin, Shunemin,+ 19 Hafaraimin, Shionin, Anaharatin, 20 Rabitin, Kishionin, Ebezin, 21 Remetin, En-Ganimin,+ En-Hadahin dhe Beth-Pazezin. 22 Pastaj kufiri shkonte deri në Tabor,+ në Shahazumah, në Beth-Shemesh dhe mbaronte në Jordan—16 qytete me fshatrat e tyre. 23 Kjo ishte trashëgimia e fisit të Isaharit, sipas familjeve,+ qytetet me fshatrat e tyre.
24 Pastaj shorti i pestë+ i ra fisit të Asherit,+ sipas familjeve. 25 Kufiri i tyre ishte Helkati,+ Hali, Beteni, Akshafi, 26 Alameleki, Amadi dhe Mishali. Në drejtim të perëndimit, ai arrinte deri në Karmel+ dhe në Shihor-Libnat. 27 Pastaj kthente drejt lindjes në Beth-Dagon, arrinte në Zabulon dhe në luginën e Iftah-Elit në veri, në Beth-Emek dhe në Nejel, e shtrihej deri në Kabul, në të majtë, 28 në Ebron, në Rehob, në Hamon dhe në Kanah deri në Sidonin e Madh.+ 29 Pastaj kufiri kthente në drejtim të Ramahut deri në qytetin e fortifikuar të Tirit.+ Më pas, kthente drejt Hosahut dhe mbaronte në det, në rajonin e Akzibit, 30 në Umah, në Afek+ dhe në Rehob+—22 qytete me fshatrat e tyre. 31 Kjo ishte trashëgimia e fisit të Asherit, sipas familjeve.+ Këto ishin qytetet me fshatrat e tyre.
32 Shorti i gjashtë+ u ra pasardhësve të Neftalit, sipas familjeve. 33 Kufiri i tyre ishte nga Helefi dhe pema e madhe në Zananim+ drejt Adam-Nekebit dhe Jabnelit deri në Lakum dhe mbaronte në Jordan. 34 Pastaj kthente drejt perëndimit deri në Aznoth-Tabor dhe që këtej shtrihej deri në Hukokah e në jug arrinte deri në Zabulon. Kufiri perëndimor arrinte deri në Asher dhe kufiri lindor arrinte deri në Judë* në Jordan. 35 Qytetet e fortifikuara ishin: Zidimi, Zeri, Hamati+, Rakati, Kinereti, 36 Adamahu, Ramahu, Hazori,+ 37 Kedeshi,+ Edrei, En-Hazori, 38 Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anati dhe Beth-Shemeshi+—19 qytete me fshatrat e tyre. 39 Kjo ishte trashëgimia e fisit të Neftalit, sipas familjeve,+ qytetet me fshatrat e tyre.
40 Shorti i shtatë+ i ra fisit të Danit,+ sipas familjeve. 41 Kufiri i trashëgimisë së tyre ishte Zorahu,+ Eshtaoli, Ir-Shemeshi, 42 Shalabini,+ Ajaloni,+ Itlahu, 43 Eloni, Timnahu,+ Ekroni,+ 44 Eltekehu, Gibetoni,+ Baalathi, 45 Jehudi, Bene-Beraku, Gath-Rimoni,+ 46 Me-Jarkoni dhe Rakoni; kufiri kalonte pranë Jopës.+ 47 Mirëpo territori i Danit ishte tepër i ngushtë për ta,+ prandaj u ngjitën e luftuan kundër Leshemit,+ e pushtuan dhe i vranë banorët e tij me shpatë. Pastaj e shtinë në dorë vendin dhe vajtën të banonin atje. Ata ia ndryshuan emrin Leshemit në Dan, nga emri i Danit, paraardhësit të tyre.+ 48 Kjo ishte trashëgimia e fisit të Danit, sipas familjeve. Këto ishin qytetet me fshatrat e tyre.
49 Kështu ata përfunduan ndarjen e territoreve për ta dhënë si trashëgimi. Pastaj izraelitët i dhanë një trashëgimi në mesin e tyre Josiut, birit të Nunit. 50 Sipas urdhrit të Jehovait, i dhanë qytetin që kërkoi, Timnat-Serahun,+ në rajonin malor të Efraimit dhe ai e rindërtoi qytetin e banoi në të.
51 Këto ishin vendet që dhanë si trashëgimi prifti Eleazar, Josiu, biri i Nunit, dhe krerët e shtëpive atërore të fiseve të Izraelit, të cilat i ndanë+ me short në Shiloh,+ përpara Jehovait, në hyrje të tendës së takimit.+ Kështu ata përfunduan ndarjen e vendit.