Josiu
17 Pastaj shorti+ ra për fisin e Manaseut,+ sepse ishte i parëlinduri i Jozefit.+ Meqë Makiri,+ i parëlinduri i Manaseut dhe ati i Galadit, ishte një luftëtar trim, ai mori si territore Galadin dhe Bashanin.+ 2 Shorti ra edhe për pasardhësit e tjerë të Manaseut sipas familjeve të tyre, domethënë për bijtë e Abi-Ezerit,+ bijtë e Helekut, bijtë e Asrielit, bijtë e Sikemit, bijtë e Heferit dhe për bijtë e Shemidait. Këta ishin pasardhësit e Manaseut, birit të Jozefit, të gjithë meshkujt sipas familjeve të tyre.+ 3 Mirëpo Zelofehadi,+ bir i Heferit, bir i Galadit, bir i Makirit, bir i Manaseut, nuk kishte djem, por vetëm vajza, të cilat quheshin Mahla, Noa, Hogla, Milka dhe Tirza. 4 Kështu ato u paraqitën para priftit Eleazar,+ para Josiut, birit të Nunit, dhe para prijësve e thanë: «Jehovai e urdhëroi Moisiun që të na jepte trashëgimi mes vëllezërve tanë.»+ Prandaj, sipas urdhrit të Jehovait, morën trashëgimi mes vëllezërve të babait të tyre.+
5 Gjithashtu Manaseut i ranë dhjetë pjesë, përveç vendit të Galadit dhe të Bashanit, që ishin matanë* Jordanit,+ 6 sepse bijat e Manaseut morën trashëgimi bashkë me bijtë e tij dhe Galadi u bë pronë e pasardhësve të tjerë të Manaseut.
7 Kufiri i Manaseut shtrihej nga Asheri deri në Mikmetat,+ që është përballë Sikemit,+ dhe vazhdonte drejt jugut* deri në vendin e banorëve të En-Tapuahut. 8 Vendi i Tapuahut+ u bë i Manaseut, por qyteti i Tapuahut në kufi me Manaseun ishte pronë e pasardhësve të Efraimit. 9 Pastaj kufiri zbriste drejt vadit* të Kanahut, në jug të vadit. Mes qyteteve të Manaseut+ kishte edhe qytete të Efraimit, dhe kufiri i Manaseut ishte në veri të vadit dhe mbaronte në det.+ 10 Në jug vendi i përkiste Efraimit, kurse në veri i përkiste Manaseut, me detin si kufi.+ Në veri ata* arrinin deri në Asher, kurse në lindje deri në Isahar.
11 Në territoret e Isaharit dhe të Asherit, Manaseut iu dha Beth-Sheani me fshatrat e tij, Ibleami+ me fshatrat e tij, banorët e Dorit+ me fshatrat e tij, banorët e En-Dorit+ me fshatrat e tij, banorët e Tanakut+ me fshatrat e tij dhe banorët e Megidos me fshatrat e tij, tri krahina kodrinore.
12 Por pasardhësit e Manaseut nuk i shtinë dot në dorë këto qytete; kananitët me kokëfortësi nuk pranuan të largoheshin nga ky vend.+ 13 Kur izraelitët u bënë të fortë, i vunë kananitët në punë të detyruar,+ por nuk i dëbuan* të gjithë.+
14 Pasardhësit e Jozefit e pyetën Josiun: «Pse na ra neve* për short si trashëgimi vetëm një pjesë?+ Sot e kësaj dite jemi një popull i madh, sepse Jehovai na ka bekuar.»+ 15 Josiu ua ktheu: «Nëse jeni një popull kaq i madh, ngjituni dhe priteni pyllin në vendin e perezitëve+ e të refaimëve,+ meqë në rajonin malor të Efraimit+ jeni tepër ngushtë.» 16 Por pasardhësit e Jozefit i thanë: «Rajoni malor nuk na mjafton, dhe tërë kananitët që banojnë në vendin e luginës* kanë karroca lufte+ me kosa të hekurta,* si ata në Beth-Shean+ e në fshatrat e tij, edhe ata në luginën* e Jezrelit.»+ 17 Atëherë Josiu i tha shtëpisë së Jozefit, Efraimit dhe Manaseut: «Ju jeni një popull i madh dhe keni shumë fuqi. Nuk do të merrni me short vetëm një pjesë,+ 18 por edhe rajoni malor do të jetë juaji.+ Ndonëse është pyll, ju do ta prisni e do të jetë skaji i territorit tuaj. Kananitët do t’i dëboni, edhe pse janë të fortë dhe kanë karroca lufte me kosa të hekurta.»*+