Libri i parë i Kronikave
23 Kur Davidi ishte plakur dhe afër fundit të jetës,* e bëri të birin, Solomonin, mbret të Izraelit.+ 2 Pastaj mblodhi tërë princat e Izraelit, priftërinjtë+ dhe levitët.+ 3 U numëruan një për një levitët nga mosha 30 vjeç e lart,+ dhe numri i tyre ishte 38.000 veta. 4 Nga këta, 24.000 shërbenin si mbikëqyrës të punës në shtëpinë e Jehovait, kurse 6.000 si zyrtarë dhe gjykatës.+ 5 Kishte edhe 4.000 derëtarë,+ si dhe 4.000 veta që i thurnin lavde+ Jehovait me instrumentet për të cilat Davidi tha: «I bëra për të thurur lavde.»
6 Pastaj Davidi i organizoi* në ndarje+ sipas bijve të Levit: sipas Gershonit, Kehathit dhe Merarit.+ 7 Bijtë e Gershonit ishin Ladani dhe Shimei. 8 Bijtë e Ladanit ishin tre: Jehieli, kreu, Zetami dhe Joeli.+ 9 Bijtë e Shimeit ishin tre: Shelomoti, Hazieli dhe Harani. Këta ishin krerët e shtëpive atërore për Ladanin. 10 Bijtë e Shimeit ishin: Jahati, Zinai, Jeushi dhe Beriahu. Këta të katër ishin bijtë e Shimeit. 11 Jahati ishte kreu, kurse Zizahu i dyti. Jeushi dhe Beriahu nuk kishin shumë djem, kështu që së bashku u llogaritën si një shtëpi atërore që kishin të njëjtën përgjegjësi.
12 Bijtë e Kehathit ishin katër: Amrami, Izari,+ Hebroni dhe Uzieli.+ 13 Bijtë e Amramit ishin Aroni+ dhe Moisiu.+ Mirëpo Aroni dhe bijtë e tij ishin ndarë veç+ që të shenjtëronin Më të Shenjtën brez pas brezi. Ata duhej t’i paraqitnin flijime Jehovait, t’i shërbenin dhe të shpallnin bekime në emër të tij gjithmonë.+ 14 Kurse bijtë e Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë, u llogaritën mes fisit të levitëve. 15 Bijtë e Moisiut ishin Gershomi+ dhe Eliezeri.+ 16 Nga bijtë e Gershomit, kreu ishte Shebueli.+ 17 Nga pasardhësit* e Eliezerit, kreu ishte Rehabjahu.+ Eliezeri nuk pati djem të tjerë, ndërsa Rehabjahu pati shumë djem. 18 Nga bijtë e Izarit,+ kreu ishte Shelomiti.+ 19 Bijtë e Hebronit ishin Jeriahu, kreu, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekameami+ i katërti. 20 Bijtë e Uzielit+ ishin Mikea, kreu, dhe Ishiahu, i dyti.
21 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi.+ Bijtë e Mahlit ishin Eleazari dhe Kishi. 22 Eleazari vdiq dhe nuk pati djem, por vetëm vajza. Kështu që djemtë e Kishit, të afërmit* e tyre, i morën për gra. 23 Bijtë e Mushit ishin tre: Mahli, Ederi dhe Jeremoti.
24 Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpive të tyre atërore, sipas krerëve të shtëpive atërore. Levitët nga mosha 20 vjeç e lart u regjistruan dhe u renditën sipas emrave për shërbimin në shtëpinë e Jehovait. 25 Se Davidi kishte thënë: «Jehovai, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë paqe popullit të tij+ dhe do të banojë në Jerusalem përgjithmonë.+ 26 Gjithashtu, levitëve nuk do t’u duhet të mbartin tabernakullin ose ndonjë prej pajisjeve të tij për shërbimin në të.»+ 27 Sipas udhëzimeve të fundit të Davidit, u numëruan levitët nga mosha 20 vjeç e lart. 28 Funksioni i tyre ishte të ndihmonin bijtë e Aronit+ për shërbimin në shtëpinë e Jehovait, të ishin përgjegjës për oborret,+ për dhomat e ngrënies, për pastrimin e çdo gjëje të shenjtë, si dhe për çdo punë tjetër në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. 29 Ata ndihmonin me bukët e vëna stivë,*+ me miellin e bluar imët për blatimin në drithë, me galetat* pa maja,+ me kuleçtë e tiganit të cekët, me brumin e përzier+ dhe me gjithë mjetet që matnin të gjitha peshat e sasinë. 30 Duhej të paraqiteshin mëngjes për mëngjes+ e po kështu edhe në mbrëmje, që të falënderonin dhe të lëvdonin Jehovain.+ 31 Duhej të ndihmonin sa herë që i paraqiteshin flijime të djegura Jehovait gjatë Sabateve,+ gjatë hënave të reja+ dhe gjatë periudhave të festave,+ sipas numrit që kërkonte rregulli përkatës për ta. Këtë e bënin rregullisht para Jehovait. 32 Ata kryenin edhe shërbimin në tendën e takimit dhe në vendin e shenjtë. Ndihmonin edhe vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit, në shtëpinë e Jehovait.