Zanafilla
36 Kjo është historia e Esaut, domethënë e Edomit.+
2 Esau u martua me gra kananite: Adën,+ bijën e hititit Elon,+ Oholibamën,+ bijën e Anahut, mbesën e hivitit Zibeon, 3 dhe Basematën,+ bijën e Ismaelit, motrën e Nebajotit.+
4 Ada i lindi Esaut Elifazin; Basemata i lindi Reuelin;
5 Oholibama i lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahun.+
Këta janë bijtë që i lindën Esaut në vendin e Kananit. 6 Pastaj Esau i mori gratë, bijtë dhe bijat, gjithë pjesëtarët e shtëpisë, kopetë e tij, gjithë kafshët e tjera dhe tërë pasurinë që kishte grumbulluar+ në vendin e Kananit dhe shkoi në një vend tjetër disi larg të vëllait, Jakobit,+ 7 sepse zotërimet u ishin shtuar aq shumë, saqë nuk mund të banonin më bashkë, dhe vendi ku po banonin* nuk mjaftonte për të gjithë ngaqë kishin shumë kope. 8 Kështu Esau u vendos me banim në rajonin malor të Seirit;+ Esau është Edomi.+
9 Kjo është historia e Esaut, atit të edomitëve, në rajonin malor të Seirit.+
10 Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, biri i Adës, gruas së Esaut; Reueli, biri i Basematës, gruas së Esaut.+
11 Bijtë e Elifazit janë: Temani,+ Omari, Zefoja, Gatami dhe Kenazi.+ 12 Timna u bë konkubina e Elifazit, birit të Esaut; ajo i lindi Elifazit Amalekun.+ Këta janë nipërit e Adës, gruas së Esaut.
13 Këta janë bijtë e Reuelit: Nahati, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu. Këta janë nipërit e Basematës,+ gruas së Esaut.
14 Ndërsa këta janë bijtë e Oholibamës, bijës së Anahut, mbesës së Zibeonit, gruas së Esaut; ajo i lindi Esaut Jeushin, Jalamin dhe Korahun.
15 Këta janë sheikët* që erdhën nga Esau:+ nga bijtë e Elifazit, të parëlindurit të Esaut erdhën sheiku Teman, sheiku Omar, sheiku Zefo, sheiku Kenaz,+ 16 sheiku Korah, sheiku Gatam, sheiku Amalek. Bijtë e Elifazit+ ishin sheikët e vendit të Edomit; këta janë nipërit e Adës.
17 Këta janë bijtë e Reuelit, birit të Esaut: sheiku Nahat, sheiku Zerah, sheiku Shamah, sheiku Mizah. Bijtë e Reuelit ishin sheikët e vendit të Edomit;+ këta janë nipërit e Basematës, gruas së Esaut.
18 Së fundi, këta janë bijtë e Oholibamës, gruas së Esaut: sheiku Jeush, sheiku Jalam, sheiku Korah. Këta janë sheikët që erdhën nga Oholibama, bija e Anahut, gruaja e Esaut.
19 Këta janë bijtë e Esaut, të Edomit,+ dhe këta janë sheikët që erdhën prej tyre.
20 Këta janë bijtë e horitit Seir, banorët e vendit:+ Lotani, Shobali, Zibeoni, Anahu,+ 21 Dishoni, Ezeri dhe Dishani.+ Këta janë sheikët horitë, që ishin pasardhësit e Seirit, në vendin e Edomit.
22 Bijtë e Lotanit janë Hori dhe Hemami; motra e Lotanit është Timna.+
23 Këta janë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Shefoja dhe Onami.
24 Këta janë bijtë e Zibeonit:+ Ajahu dhe Anahu. Ky është Anahu që zbuloi burimet termale në shkretëtirë ndërsa ruante gomarët e Zibeonit, të atit.
25 Këta janë fëmijët e Anahut: Dishoni dhe Oholibama, bija e Anahut.
26 Këta janë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.+
27 Këta janë bijtë e Ezerit: Belhani, Zavani dhe Akani.
28 Këta janë bijtë e Dishanit: Uzi dhe Arani.+
29 Këta janë sheikët horitë: sheiku Lotan, sheiku Shobal, sheiku Zibeon, sheiku Anah, 30 sheiku Dishon, sheiku Ezer dhe sheiku Dishan.+ Këta janë sheikët horitë në vendin e Seirit.
31 Tani, këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit+ përpara se ndonjë mbret të mbretëronte mbi izraelitët:*+ 32 Belahu, biri i Beorit, mbretëroi në Edom dhe qyteti i tij quhej Dinabah. 33 Kur vdiq Belahu, në vend të tij filloi të mbretëronte Jobabi, biri i Zerahut nga Bozrahu. 34 Kur vdiq Jobabi, në vend të tij filloi të mbretëronte Hushami nga vendi i temanitëve. 35 Kur vdiq Hushami, në vend të tij filloi të mbretëronte Hadadi, biri i Bedadit, i cili i mundi midianitët+ në territorin* e Moabit; qyteti i tij quhej Avit. 36 Kur vdiq Hadadi, në vend të tij filloi të mbretëronte Samlahu nga Masrekahu. 37 Kur vdiq Samlahu, në vend të tij filloi të mbretëronte Shauli nga Rehoboti që është pranë Lumit. 38 Kur vdiq Shauli, në vend të tij filloi të mbretëronte Baal-Hanani, biri i Akborit. 39 Kur vdiq Baal-Hanani, biri i Akborit, në vend të tij filloi të mbretëronte Hadari; qyteti i tij quhej Pau, kurse e shoqja ishte Mehetabela, bija e Matredës, mbesa e Mezahabit.*
40 Këta janë, pra, emrat e sheikëve që erdhën nga Esau, sipas familjeve të tyre, sipas vendeve të tyre: sheiku Timná, sheiku Alvah, sheiku Jetet,+ 41 sheiku Oholibam, sheiku Elah, sheiku Pinon, 42 sheiku Kenaz, sheiku Teman, sheiku Mibzar, 43 sheiku Magdiel, sheiku Iram. Këta janë sheikët e Edomit sipas vendbanimeve të tyre në vendin që zotëronin.+ Ky është Esau, ati i edomitëve.+