Numrat
24 Kur pa se Jehovait i pëlqente* ta bekonte Izraelin, Balami nuk iku si herët e tjera për t’i kërkuar atij ogure të zeza,+ por ktheu fytyrën nga shkretëtira. 2 Sapo hodhi sytë dhe pa Izraelin që kishte ngritur kampin sipas fiseve të tij,+ fryma e Perëndisë zbriti mbi Balamin+ 3 dhe ai tha këtë shprehje proverbiale:+
«Shprehjet e Balamit, birit të Beorit,
shprehjet e një burri që iu hapën sytë,
4 shprehjet e atij që ia vë veshin fjalës së Perëndisë,
të atij që pa vegimin* e të Plotfuqishmit,
të atij që është përkulur me sytë hapur:+
6 Si lugina* shtrihen deri larg,+
si kopshte pranë lumit,
si aloe* që ka mbjellë Jehovai,
si cedra buzë ujërave.
8 Perëndia që i nxori nga Egjipti,
është për ta si brirët e një demi të egër.
Kombet, shtypësit e tij, ai do t’i përpijë,+
kockat e tyre do t’i brejë dhe me shigjeta copë-copë do t’i bëjë.
9 Ai shtrihet e shtriqet porsi luan.
E kush guxon ta zgjojë një luan?!
Ata që të bekojnë, janë të bekuar,
ata që të mallkojnë, janë të mallkuar.’»+
10 Atëherë Balaku u tërbua me Balamin, duartrokiti me përçmim dhe i tha: «Unë të thirra që t’i mallkoje armiqtë e mi,+ kurse ti veçse i bekove, plot tri herë. 11 Tani, shporru në shtëpinë tënde! Kisha ndër mend të të shpërbleja mirë,+ por Jehovai nuk të la të shpërbleheshe.»
12 Balami ia ktheu Balakut: «A nuk u thashë lajmëtarëve që më dërgove: 13 ‘Edhe sikur Balaku të më japë shtëpinë e vet plot argjend dhe ar, unë s’mund të bëj asgjë me kokën time* po s’më urdhëroi Jehovai, për mirë a për keq. Do të them vetëm atë që do të më thotë Jehovai.’+ 14 Tani do të kthehem te populli im. Hajde të të tregoj çfarë do t’i bëjë ky popull në të ardhmen* popullit tënd.» 15 Kështu ai tha këtë shprehje proverbiale:+
«Shprehjet e Balamit, birit të Beorit,
shprehjet e një burri që iu hapën sytë,+
16 shprehjet e atij që ia vë veshin fjalës së Perëndisë,
të atij që zotëron njohurinë e Më të Lartit.
Vegimin e të Plotfuqishmit ai pa,
tek përkulej me sytë hapur:
17 ‘Do ta shoh, por jo tani;
do ta sodit, por jo së shpejti.
18 Edomi do të bëhet pronë e tij,+
po, Seiri+ do të bëhet zotërim i armiqve të vet,+
ndërkohë që Izraeli do të tregohet i guximshëm.
19 Nga Jakobi do të dalë një që do t’i bëjë zap popujt+
dhe do të shfarosë këdo që do të mbijetojë në qytet.’»
20 Kur pa Amalekun, ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale:
21 Kur pa kenitët,+ ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale:
«E sigurt është banesa jote, si një fole e vendosur mbi shkrep.
22 Por dikush do t’i shkrumbojë kenitët.*
Edhe sa duhet që Asiria të të marrë rob?»
23 Ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale:
«Medet! Kush do të mbetet gjallë kur Perëndia të bëjë gjithë këtë?
24 Nga brigjet e Kitimit+ do të vijnë anije
që do të mundojnë Asirinë+
dhe do t’i sjellin vuajtje Eberit.
Por edhe ato* do të zhduken një herë e mirë.»