Psalmi
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Zambakët.» Përkujtues. Psalm i Asafit.+ Këngë.
80 O Barí i Izraelit, ti që i prin Jozefit si të ishte një kope,+ dëgjo!
Rrezato,* ti që ulesh në fron mbi kerubinë!*+
Eja e na shpëto!+
3 O Perëndi, na jep sërish pëlqimin tënd!+
Shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese, që të shpëtojmë!+
4 O Jehova, Perëndi i ushtrive,
deri kur do të të vlojë zemërimi kundër popullit tënd?
Deri kur do ta hedhësh tej* lutjen e tij?+
5 Ti na ushqen me lot në vend të bukës
e na bën të gëlltitim lotët që na shkojnë çurg.
7 O Perëndi i ushtrive, na jep sërish pëlqimin tënd!
Shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese, që të shpëtojmë!+
10 Me hijen e saj u mbuluan malet,
me degët e saj, cedrat e Perëndisë.
12 Pse ia shembe vreshtit muret prej guri?+
Tani çdo kalimtar mund të këputë frytin e tij.+
14 O Perëndi i ushtrive, kthehu, të lutem!
Ktheji sytë e nga qielli shiko poshtë!
17 I ardhtë në ndihmë dora jote atij që është në të djathtën tënde,
birit të njeriut që e forcove për veten tënde!+
18 Atëherë nuk do të largohemi më nga ti;
na lër gjallë, që të thërrasim emrin tënd.
19 O Jehova, Perëndi i ushtrive, na jep sërish pëlqimin tënd!
Shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese, që të shpëtojmë!+