Eksodi
37 Pastaj Bezaleli+ e bëri Arkën+ me dru akacieje; ajo ishte dy kute* e gjysmë e gjatë, një kut e gjysmë e gjerë dhe një kut e gjysmë e lartë.+ 2 E veshi me ar të kulluar, jashtë e brenda, dhe i bëri rreth e qark një kornizë dekorative prej ari.+ 3 Pastaj derdhi katër unaza ari, që t’i vinte në të katër qoshet, pak më lart këmbëve të arkës, dy në njërën anë e dy në tjetrën. 4 Bëri edhe shufra me dru akacieje, i veshi me ar+ 5 dhe i kaloi shufrat nëpër unazat në të dy anët e Arkës për ta mbartur.+
6 Pastaj bëri kapakun vetëm me ar të kulluar,+ dy kute e gjysmë të gjatë dhe një kut e gjysmë të gjerë.+ 7 Bëri edhe dy kerubinë+ ari të punuar me çekan për të dyja anët e kapakut.+ 8 Një kerubin ishte në njërën anë dhe tjetri në anën tjetër; kerubinët i bëri mbi kapak, në të dyja anët. 9 Kerubinët i kishin krahët të hapur e të zgjatur lart, duke i bërë hije kapakut me krahët e tyre,+ dhe ishin përballë njëri-tjetrit, me fytyrë nga kapaku.+
10 Pastaj bëri tryezën me dru akacieje;+ ajo ishte dy kute e gjatë, një kut e gjerë dhe një kut e gjysmë e lartë.+ 11 E veshi me ar të kulluar dhe i bëri rreth e qark një kornizë dekorative prej ari. 12 I bëri rreth e qark edhe një bordurë katër gisht* të gjerë dhe rreth e qark saj bëri një tjetër kornizë dekorative prej ari. 13 I derdhi pastaj katër unaza ari dhe i vendosi në të katër qoshet, aty ku ishin ngjitur katër këmbët. 14 Unazat ishin afër bordurës së tryezës dhe në to futeshin shufrat për ta mbartur. 15 Shufrat i bëri me dru akacieje dhe i veshi me ar, e me to mbartnin tryezën. 16 Bëri pastaj me ar të kulluar edhe pajisjet që janë në tryezë: pjatat, kupat, taset dhe brokat, me të cilat do të derdheshin blatimet në pije.+
17 Pastaj bëri shandanin+ me ar të kulluar, të punuar me çekan; baza, trungu, kupat e lules, gonxhet dhe lulet e tij i punoi nga një copë e vetme ari.+ 18 Nga trungu i shandanit dilnin gjashtë degë: tri degë nga njëra anë dhe tri nga ana tjetër. 19 Secila degë e njërës anë kishte tri kupa në formën e lules së bajames, si edhe gonxhe e lule, të cilat alternoheshin me njëra-tjetrën. Edhe secila degë e anës tjetër kishte tri kupa në formën e lules së bajames, si edhe gonxhe e lule, të cilat alternoheshin me njëra-tjetrën; në këtë mënyrë i bëri të gjashta degët që dilnin nga trungu i shandanit. 20 Në trungun e shandanit kishte katër kupa në formën e lules së bajames, me gonxhet dhe lulet e tyre, të cilat alternoheshin me njëra-tjetrën. 21 Një gonxhe ishte nën dy degët e para që dilnin nga trungu, një gonxhe nën dy degët e tjera dhe një gonxhe nën dy degët e fundit, për të gjashta degët që dilnin nga trungu i shandanit. 22 Gonxhet, degët dhe i gjithë shandani u punuan me çekan nga një copë e vetme ari të kulluar. 23 Pastaj i bëri me ar të kulluar shtatë llambat,+ mashat* dhe mbajtëset e zjarrit. 24 Shandanin dhe gjithë pajisjet e tij i punoi nga një copë e vetme ari të kulluar prej një talente.*
25 Bëri edhe altarin e temjanit+ me dru akacieje; ai ishte katror, një kut i gjatë, një kut i gjerë dhe dy kute i lartë, dhe brirët ishin një trup me altarin.+ 26 E veshi me ar të kulluar: pjesën e sipërme, anët rreth e qark dhe brirët, kurse përreth i bëri një kornizë dekorative prej ari. 27 I bëri edhe dy unaza ari nën kornizën dekorative, në të dyja anët, që shërbenin si mbajtëse për shufrat me të cilat do të mbartej. 28 Pastaj i bëri shufrat me dru akacieje dhe i veshi me ar. 29 Bëri edhe vajin e shenjtë për mirosje+ dhe temjanin e pastër aromatik,+ të përzier me mjeshtëri.*