Libri i parë i Kronikave
6 Bijtë e Levit+ ishin Gershoni, Kehathi+ dhe Merari.+ 2 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Izari,+ Hebroni dhe Uzieli.+ 3 Fëmijët* e Amramit+ ishin Aroni,+ Moisiu,+ si dhe Miriami.+ Bijtë e Aronit ishin Nadabi, Abihu,+ Eleazari+ dhe Ithamari.+ 4 Eleazarit i lindi Finehasi.+ Finehasit i lindi Abishuai. 5 Abishuait i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi. 6 Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajoti. 7 Merajotit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi.+ 8 Ahitubit i lindi Sadoku;+ Sadokut i lindi Ahimazi.+ 9 Ahimazit i lindi Azariahu. Azariahut i lindi Johanani. 10 Johananit i lindi Azariahu. Ai shërbeu si prift në shtëpinë që Solomoni ndërtoi në Jerusalem.
11 Azariahut i lindi Amariahu. Amariahut i lindi Ahitubi. 12 Ahitubit i lindi Sadoku.+ Sadokut i lindi Shalumi. 13 Shalumit i lindi Hilkiahu.+ Hilkiahut i lindi Azariahu. 14 Azariahut i lindi Serajahu.+ Serajahut i lindi Jehozadaku.+ 15 Jehozadaku shkoi në mërgim kur Jehovai çoi në mërgim Judën dhe Jerusalemin nëpërmjet dorës së Nabukodonosorit.
16 Bijtë e Levit ishin Gershomi,* Kehathi dhe Merari. 17 Emrat e bijve të Gershomit janë këta: Libni dhe Shimei.+ 18 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Izari, Hebroni dhe Uzieli.+ 19 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi.
Këto ishin familjet e levitëve sipas paraardhësve të tyre:+ 20 të Gershomit+ ishin: biri i tij Libni, biri i tij Jahati, biri i tij Zimahu, 21 biri i tij Joahu, biri i tij Ido, biri i tij Zerahu, biri i tij Jeaterai. 22 Bijtë* e Kehathit ishin: biri i tij Aminadabi, biri i tij Korahu,+ biri i tij Asiri, 23 biri i tij Elkanahu, biri i tij Ebiasafi,+ biri i tij Asiri, 24 biri i tij Tahathi, biri i tij Urieli, biri i tij Uziahu, biri i tij Shauli. 25 Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimoti. 26 Bijtë e një Elkanahu tjetër ishin biri i tij Zofai, biri i tij Nahati, 27 biri i tij Eliabi, biri i tij Jerohami, biri i tij Elkanahu.+ 28 Bijtë e Samuelit+ ishin Joeli, i parëlinduri, dhe i dyti Abijahu.+ 29 Bijtë* e Merarit ishin Mahli,+ biri i tij Libni, biri i tij Shimei, biri i tij Uzahu, 30 biri i tij Shimeai, biri i tij Hagiahu, biri i tij Asajahu.
31 Davidi i caktoi këta për të dirigjuar këngëtarët në shtëpinë e Jehovait pasi atje sollën Arkën.+ 32 Ata ishin përgjegjës për këndimin në tabernakull, në tendën e takimit,* deri kur Solomoni ndërtoi shtëpinë e Jehovait në Jerusalem,+ dhe e kryen shërbimin e tyre siç ishin udhëzuar.+ 33 Këta ishin ata që shërbenin me bijtë e tyre: nga bijtë e kehathitëve, Hemani,+ këngëtari, biri i Joelit,+ biri i Samuelit, 34 biri i Elkanahut,+ biri i Jerohamit, biri i Elielit, biri i Toahut, 35 biri i Zufit, biri i Elkanahut, biri i Mahatit, biri i Amasait, 36 biri i Elkanahut, biri i Joelit, biri i Azariahut, biri i Sofonisë, 37 biri i Tahathit, biri i Asirit, biri i Ebiasafit, biri i Korahut, 38 biri i Izarit, biri i Kehathit, biri i Levit, biri i Izraelit.
39 Vëllai i tij, Asafi,+ qëndronte në të djathtë të Hemanit. Asafi ishte bir i Berekisë, bir i Shimeait, 40 bir i Mikaelit, bir i Basejahut, bir i Malkijahut, 41 bir i Etnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut, 42 bir i Etanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit, 43 bir i Jahatit, bir i Gershomit, bir i Levit.
44 Pasardhësit e Merarit,+ vëllezërit e tyre ishin në të majtë. Ata ishin Etani,+ bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Malukut, 45 bir i Hashabiahut, bir i Amaziahut, bir i Hilkiahut, 46 bir i Amzit, bir i Banit, bir i Shemerit, 47 bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.
48 Levitët, vëllezërit e tyre, ishin të caktuar* për tërë shërbimin në tabernakull, domethënë, në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 49 Aroni dhe djemtë e tij+ paraqitnin tym blatimesh mbi altarin e blatimeve të djegura+ dhe mbi altarin e temjanit,+ për të kryer detyrat lidhur me gjërat shumë të shenjta, për të bërë shlyerjen për Izraelin,+ sipas gjithë asaj që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Perëndisë së vërtetë. 50 Këta ishin pasardhësit e Aronit:+ biri i tij Eleazari,+ biri i tij Finehasi, biri i tij Abishuai, 51 biri i tij Buki, biri i tij Uzi, biri i tij Zerahiahu, 52 biri i tij Merajoti, biri i tij Amariahu, biri i tij Ahitubi,+ 53 biri i tij Sadoku,+ biri i tij Ahimazi.
54 Këto ishin vendbanimet e tyre sipas kampeve* në territorin e tyre: për pasardhësit e Aronit, që i përkitnin familjes së kehathitëve, sepse shorti i parë u ra atyre. 55 Atyre u dhanë Hebronin+ në vendin e Judës, me kullotat e tij rreth e qark. 56 Kurse fushën e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë Kalebit,+ birit të Jefunehut. 57 Pasardhësve të Aronit u dhanë qytetet* e strehimit,+ Hebronin,+ gjithashtu Libnahun+ me kullotat e tij, Jatirin,+ Eshtemoan me kullotat e tij,+ 58 Hilenin me kullotat e tij, Debirin+ me kullotat e tij, 59 Ashanin+ me kullotat e tij dhe Beth-Shemeshin+ me kullotat e tij. 60 Nga fisi i Beniaminit, u dhanë Gebën+ me kullotat e tij, Alemethin me kullotat e tij dhe Anatothin+ me kullotat e tij. Të gjitha qytetet që iu ndanë familjeve të tyre ishin 13.+
61 Pjesës tjetër të kehathitëve iu caktuan* 10 qytete nga familje të fiseve të tjera,* nga gjysma e fisit, pra gjysma e Manaseut.+
62 Pasardhësve të Gershomit, sipas familjeve të tyre, iu caktuan 13 qytete nga fisi i Isaharit, nga fisi i Asherit, nga fisi i Neftalit dhe nga fisi i Manaseut në Bashan.+
63 Meraritëve, sipas familjeve të tyre, iu caktuan me short 12 qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.+
64 Kështu izraelitët u dhanë levitëve këto qytete me kullotat e tyre.+ 65 Për më tepër, ata i caktuan me short këto qytete, të cilat përmenden me emra, nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.
66 Disa nga familjet kehathite morën si territor të tyre qytete nga fisi i Efraimit.+ 67 Atyre u dhanë qytetet* e strehimit, Sikemin+ me kullotat e tij në rajonin malor të Efraimit, Gezerin+ me kullotat e tij, 68 Jokmeamin me kullotat e tij, Beth-Horonin+ me kullotat e tij, 69 Ajalonin+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin+ me kullotat e tij. 70 Pjesa tjetër e familjeve të kehathitëve mori Anerin me kullotat e tij dhe Beleamin me kullotat e tij nga gjysma e fisit të Manaseut.
71 Pasardhësve të Gershomit iu caktuan nga familja e gjysmës së fisit të Manaseut: Golanin+ në Bashan me kullotat e tij dhe Ashtarotin me kullotat e tij;+ 72 nga fisi i Isaharit, Kedeshin me kullotat e tij dhe Daberatin+ me kullotat e tij,+ 73 Ramotin me kullotat e tij dhe Anemin me kullotat e tij; 74 nga fisi i Asherit, Mashalin me kullotat e tij dhe Abdonin me kullotat e tij,+ 75 Hukokun me kullotat e tij dhe Rehobin+ me kullotat e tij; 76 nga fisi i Neftalit, Kedeshin+ në Galile+ me kullotat e tij, Hamonin me kullotat e tij dhe Kiriataimin me kullotat e tij.
77 Pjesës tjetër të meraritëve i caktuan nga fisi i Zabulonit,+ Rimonon me kullotat e tij dhe Taborin me kullotat e tij. 78 Në rajonin e Jordanit, pranë Jerikosë, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit i dhanë Bezerin në shkretëtirë* me kullotat e tij, Jahazin+ me kullotat e tij, 79 Kedemotin+ me kullotat e tij dhe Mefatin me kullotat e tij. 80 Nga fisi i Gadit, Ramotin në Galad me kullotat e tij, Mahanaimin+ me kullotat e tij, 81 Heshbonin+ me kullotat e tij dhe Jazerin+ me kullotat e tij.