Hageu
1 Vitin e dytë të mbretit Dar, muajin e gjashtë, ditën e parë të muajit, me anë të profetit Hagé,*+ Jehovai i drejtoi këtë fjalë Zorobabelit,+ guvernatorit të Judës, birit të Shealtielit, dhe kryepriftit Josi, birit të Jehozadakut:
2 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Ky popull thotë: ‘Akoma nuk ka ardhur koha që të ndërtohet* shtëpia e* Jehovait.’”»+
3 Jehovai iu drejtua përsëri profetit Hagé+ dhe i tha: 4 «Vallë është koha që ju të banoni në shtëpitë tuaja të veshura me dru, ndërkohë që shtëpia ime është e shkretuar?!+ 5 Tani, kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Shqyrtojini me gjithë zemër udhët tuaja.* 6 Ju mbillni shumë farë, por korrni pak.+ Hani, por s’ngopeni. Pini, por nuk ju shuhet etja. Vishni rroba, por askush nuk ngrohet. Kush punon, punon për një torbë të shpuar.’
7 Prandaj, kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Shqyrtojini me gjithë zemër udhët tuaja.*
8 Ngjituni në mal dhe sillni lëndë druri.+ Ndërtojeni shtëpinë time+ që të më kënaqë dhe të më japë lavdi,+—thotë Jehovai.
9 Ju pritnit të korra të bollshme, por mblidhnit vetëm pak. Kur e sillnit në shtëpitë tuaja atë pak prodhim, unë ua flakja tutje.*+ Pse vallë?—thotë Jehovai i ushtrive,—sepse shtëpia ime është e shkretuar, ndërkohë që secili nga ju rend lart e poshtë për shtëpinë e vet.+ 10 Ja pse qiejt nuk e jepnin vesën e tyre dhe toka nuk e jepte prodhimin e saj. 11 Unë ua sillja thatësirën fushave, maleve, drithit, verës së re, vajit, prodhimit të tokës, njerëzve, bagëtisë dhe gjithë mundit të duarve tuaja.’»
12 Zorobabeli,+ biri i Shealtielit,+ kryeprifti Josi, biri i Jehozadakut,+ si dhe gjithë pjesa tjetër e popullit e dëgjuan zërin e Jehovait, Perëndisë së tyre, dhe fjalët e profetit Hage, sepse atë e kishte dërguar Jehovai, Perëndia i tyre. Kështu populli nisi të kishte nderim të thellë* për Jehovain.
13 Atëherë Hageu, lajmëtari i Jehovait, në përputhje me caktimin që i kishte dhënë Jehovai, i dha këtë mesazh popullit: «‘Unë jam me ju,’+—thotë Jehovai.»
14 Kështu Jehovai nxiti*+ Zorobabelin, guvernatorin e Judës,+ birin e Shealtielit, si edhe kryepriftin Josi,+ birin e Jehozadakut, dhe gjithë pjesën tjetër të popullit që të nisnin punimet në shtëpinë e Jehovait të ushtrive, Perëndisë së tyre.+ 15 Ishte dita e 24-t e muajit të 6-të, në vitin e 2-të të mbretit Dar.+