Libri i parë i Kronikave
15 Davidi vazhdoi të ndërtonte për vete shtëpi në Qytetin e Davidit, përgatiti një vend për Arkën e Perëndisë së vërtetë dhe ngriti një tendë për të.+ 2 Pikërisht atëherë Davidi tha: «Askush nuk ka për ta mbartur Arkën e Perëndisë së vërtetë përveç levitëve, sepse këta ka zgjedhur Jehovai për të mbartur Arkën e Jehovait dhe për t’i shërbyer atij përgjithmonë.»+ 3 Pastaj, Davidi mblodhi gjithë Izraelin në Jerusalem për ta ngjitur Arkën e Jehovait në vendin që kishte përgatitur.+
4 Davidi mblodhi pasardhësit e Aronit+ dhe levitët:+ 5 nga pasardhësit e Kehathit, Urielin, kreun, dhe 120 vëllezër të tij; 6 nga pasardhësit e Merarit, Asajahun,+ kreun, dhe 220 vëllezër të tij; 7 nga pasardhësit e Gershomit, Joelin,+ kreun, dhe 130 vëllezër të tij; 8 nga pasardhësit e Elizafanit,+ Shemajahun, kreun, dhe 200 vëllezër të tij; 9 nga pasardhësit e Hebronit, Elielin, kreun, dhe 80 vëllezër të tij; 10 nga pasardhësit e Uzielit,+ Aminadabin, kreun, dhe 112 vëllezër të tij. 11 Përveç kësaj, Davidi thirri priftërinjtë Sadok+ e Abiatar+ dhe levitët Uriel, Asajah, Joel, Shemajah, Eliel e Aminadab 12 dhe u tha: «Ju jeni krerët e shtëpive atërore të levitëve. Shenjtërohuni,* ju dhe vëllezërit tuaj, dhe ngjiteni Arkën e Jehovait, Perëndisë së Izraelit, në vendin që kam përgatitur. 13 Herën e parë që nuk e mbartët Arkën,+ zemërimi i Jehovait, Perëndisë tonë, u ndez kundër nesh,+ sepse nuk ndoqëm drejtimin e duhur.»+ 14 Kështu priftërinjtë dhe levitët u shenjtëruan për ta ngjitur Arkën e Jehovait, Perëndisë së Izraelit.
15 Pas kësaj, Arkën e Perëndisë së vërtetë, levitët e mbartën me shufra mbi supe,+ ashtu siç i kishte urdhëruar Moisiu me anë të fjalës së Jehovait. 16 Atëherë Davidi u tha krerëve të levitëve t’i caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë që të këndonin me gëzim, të shoqëruar me këto instrumente muzikore: instrumente me tela, harpa+ dhe cimbale.+
17 Kështu levitët caktuan Hemanin,+ birin e Joelit dhe, nga vëllezërit e tij, Asafin,+ birin e Berekiahut, kurse nga meraritët, vëllezërit e tyre, vunë Etanin,+ birin e Kushajahut. 18 Me ta ishin edhe vëllezërit e tyre nga ndarja e dytë:+ Zakaria, Beni, Jazieli, Shemiramoti, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Masejahu, Matitiahu, Elifelehu, Miknejahu e derëtarët Obed-Edom dhe Jejel. 19 Këngëtarët Heman,+ Asaf+ dhe Etan duhej t’u binin cimbaleve prej bakri;+ 20 Zakaria, Azieli, Shemiramoti, Jehieli, Uni, Eliabi, Masejahu dhe Benajahu u binin instrumenteve me tela të akorduara në alamoth;*+ 21 Matitiahu,+ Elifelehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jejeli dhe Azaziahu u binin harpave të akorduara në sheminith,*+ për të drejtuar muzikantët; 22 Kenaniahu,+ kreu i levitëve, mbikëqyrte transportin, se ishte mjeshtër për këtë gjë; 23 Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë për Arkën; 24 priftërinjtë Shebaniah, Joshafat, Netanel, Amasa, Zakaria, Benajah dhe Eliezer u binin fort trumbetave përpara Arkës së Perëndisë së vërtetë,+ dhe Obed-Edomi e Jehijahu shërbenin edhe si derëtarë për Arkën.
25 Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe krerët e mijësheve shkuan plot gëzim+ që ta sillnin arkën e besëlidhjes së Jehovait nga shtëpia e Obed-Edomit.+ 26 Kur Perëndia i vërtetë i ndihmoi levitët që mbartnin arkën e besëlidhjes së Jehovait, ata flijuan shtatë dema të rinj dhe shtatë desh.+ 27 Davidi ishte i veshur me një veshje pa mëngë prej pëlhure cilësore, e po kështu edhe gjithë levitët që mbartnin Arkën, këngëtarët dhe Kenaniahu, kreu i transportit dhe i këngëtarëve; Davidi kishte veshur edhe një efod* linoje.+ 28 Tërë izraelitët po e ngjitnin arkën e besëlidhjes së Jehovait me britma të gëzueshme,+ me tinguj briri, me trumbeta+ dhe me cimbale, duke u rënë fort instrumenteve me tela dhe harpave.+
29 Por, kur arka e besëlidhjes së Jehovait hyri në Qytetin e Davidit,+ Mikala,+ vajza e Saulit, po shikonte nga dritarja dhe vuri re mbretin David që kërcente e festonte, dhe filloi ta përbuzte në zemrën e saj.+