Psalmi
74 Pse, o Perëndi, na ke hedhur tej përgjithmonë?+
Pse të vlon zemërimi kundër deleve të kullotës sate?+
2 Kujto popullin* që zgjodhe kohë më parë,+
fisin që shpengove* si trashëgiminë tënde,+
kujto malin Sion, ku ti vetë ke banuar.+
3 Drejtoji hapat e tu nga rrënojat e përhershme;+
në vendin e shenjtë armiku s’ka lënë gjë pa shkatërruar.+
4 Në mes të vendit tënd të adhurimit,* armiqtë e tu kanë brohoritur triumfues;+
flamujt e tyre kanë valëvitur si shenjë.
5 Si burrat që i vënë sëpatën një pylli të dendur,
6 ia kanë thërrmuar të gjitha gdhendjet+ me sëpata e shufra të hekurta.
7 Shenjtërores sate i kanë vënë zjarrin;+
tabernakullin që mban emrin tënd e kanë përdhosur, e kanë rrafshuar.
8 Ata dhe pasardhësit e tyre kanë thënë me vete:*
«T’u vihet flaka tërë vendeve ku adhurohet Perëndia!»*
9 S’ka mbetur më asnjë shenjë që ta shohim;
jo, nuk ka më asnjë profet;
sa do të zgjasë kjo, asnjë mes nesh nuk e di.
10 O Perëndi, deri kur do të të përbuzë kundërshtari?+
Vallë, përgjithmonë nuk do të ketë respekt për emrin tënd armiku?!+
11 Pse e ndal dorën, po, dorën tënde të djathtë?+
Nxirre dorën nga palat e veshjes* dhe jepu fund.
18 O Jehova, mos harro si të ka përbuzur armiku,
si nuk ka respekt për emrin tënd një popull i pamend.+
19 Mos e harro përgjithmonë jetën e popullit tënd të munduar,
mos ua dorëzo egërsirave jetën e turtullit tënd.
20 Kujto besëlidhjen që bëre me ne,
sepse skutat e errëta të dheut janë kthyer në çerdhe dhune.
21 Mos lejo që i shtypuri të zhgënjehet.+
Emrin tënd e lëvdoftë i përvuajturi dhe i varfri!+
22 Ngrihu, o Perëndi, e mbroje çështjen tënde ligjore!
Mos harro si të përbuz gjithë ditën e ditës i pamendi!+
23 Kujto çfarë thonë armiqtë e tu,
se britmat e atyre që të sfidojnë, ngjiten pareshtur në qiell.