Josiu
11 Sapo dëgjoi për këtë, Jabini, mbreti i Hazorit, i çoi fjalë Jobabit, mbretit të Madonit,+ mbretit të Shimronit, mbretit të Akshafit,+ 2 mbretërve që ishin në rajonin malor verior, atyre në rrafshinat* në jug të Kineretit, atyre në Shefelah dhe në shpatet e Dorit+ në perëndim, 3 kananitëve+ në lindje e në perëndim, amoritëve,+ hititëve, perezitëve, jebusitëve në rajonin malor dhe hivitëve+ rrëzë Hermonit,+ në Mizpah. 4 Kështu ata dolën me tërë ushtritë e tyre, një numër aq i madh sa kokrrizat e rërës në breg të detit, bashkë me shumë e shumë kuaj e karroca lufte. 5 Të gjithë këta mbretër ranë dakord të takoheshin dhe fushuan së bashku pranë ujërave të Meromit që të luftonin kundër Izraelit.
6 Atëherë Jehovai i tha Josiut: «Mos i ki frikë ata,+ sepse nesër në këtë kohë do t’ia jap në dorë Izraelit që t’i shfarosë. Kuajve të tyre duhet t’u presësh dejet+ dhe karrocave të tyre duhet t’u vësh zjarrin.» 7 Pastaj Josiu bashkë me tërë luftëtarët u hodhën në një sulm të befasishëm kundër tyre përgjatë ujërave të Meromit. 8 Jehovai i dha në duart e Izraelit,+ dhe ata i mundën, i ndoqën deri në Sidonin e Madh,+ në Misrefot-Maim+ e në luginën e Mizpehut në lindje dhe i goditën derisa nuk lanë asnjë të gjallë.+ 9 Më pas Josiu bëri me ta ashtu si i kishte thënë Jehovai: u preu dejet kuajve dhe u vuri zjarrin karrocave të tyre.+
10 Veç kësaj, Josiu u kthye dhe pushtoi edhe Hazorin; mbretin e tij e vrau me shpatë,+ sepse më parë Hazori kishte qenë koka e tërë këtyre mbretërive. 11 Ai i vrau me shpatë të gjithë* në qytet dhe i shfarosi krejt.*+ Nuk mbeti gjallë asnjë.+ Pastaj Josiu i vuri zjarrin Hazorit. 12 Josiu pushtoi tërë qytetet e këtyre mbretërve dhe i vrau me shpatë të gjithë mbretërit e tyre.+ Ai i shfarosi,+ siç kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Jehovait. 13 Megjithatë, Izraeli nuk dogji asnjë nga qytetet që ishin mbi kodrina, me përjashtim të Hazorit; ai ishte i vetmi që Josiu dogji. 14 Izraelitët morën për vete tërë plaçkën e këtyre qyteteve dhe bagëtinë.+ Por çdo njeri e vranë me shpatë, derisa zhdukën çdokënd,+ e nuk lanë asnjë gjallë.+ 15 Siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun, shërbëtorin e tij, po njësoj Moisiu urdhëroi Josiun,+ dhe Josiu bëri pikërisht ashtu. Nuk la asgjë pa bërë nga gjithë sa i kishte urdhëruar Jehovai Moisiut.+
16 Josiu pushtoi tërë këtë vend, rajonin malor të Judës, tërë Negebin,+ tërë vendin e Goshenit, Shefelahun,+ Arabahun,+ rajonin malor të Izraelit dhe Shefelahun e tij,* 17 nga mali i Halakut, që ngjitet deri në Seir e deri në Baal-Gad,+ në luginën e Libanit, rrëzë malit të Hermonit.+ Ai i mposhti të gjithë mbretërit e tyre, i kapi rob dhe i vrau. 18 Josiu luftoi me tërë këta mbretër për një kohë të gjatë. 19 Asnjë qytet nuk bëri paqe me izraelitët, veç hivitëve që banonin në Gibeon.+ Të gjitha qytetet e tjera ata i pushtuan me luftë.+ 20 Jehovai lejoi që të bëheshin kokëfortë,*+ e kështu të luftonin kundër Izraelit, me qëllim që ai t’i caktonte për shfarosje* pa mëshirë.+ Ata duheshin zhdukur, ashtu siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.+
21 Në atë kohë, Josiu zhduku anakimët+ nga rajoni malor, nga Hebroni, Debiri, Anabi, nga tërë rajoni malor i Judës dhe nga tërë rajoni malor i Izraelit. Josiu i shfarosi ata dhe qytetet e tyre.+ 22 Asnjë anakim nuk mbeti në vendin e izraelitëve; mbetën+ vetëm në Gazë,+ në Gath+ dhe në Ashdod.+ 23 Kështu Josiu shtiu në dorë tërë vendin, pikërisht siç i kishte premtuar Jehovai Moisiut.+ Pastaj Josiu ia dha vendin si trashëgimi Izraelit sipas fiseve, që të merrnin të gjithë pjesën e tyre.+ E vendi nuk pati trazira nga lufta.+