Ezdra
10 Teksa Ezdra lutej+ e rrëfehej, qante dhe rrinte i përkulur me fytyrë përtokë përpara shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, një turmë e madhe me burra, gra dhe fëmijë të Izraelit u mblodhën rreth tij, sepse populli po qante me dënesë. 2 Atëherë Shekaniahu, biri i Jehielit,+ prej bijve të Elamit,+ i tha Ezdrës: «Ne kemi vepruar me pabesi kundër Perëndisë tonë duke u martuar me* gra të huaja nga popujt e vendeve përreth.+ Gjithsesi, ka ende shpresë për Izraelin. 3 Kështu, le të bëjmë një besëlidhje me Perëndinë tonë+ që të largojmë të gjitha gratë dhe fëmijët e tyre, sipas drejtimit të Jehovait dhe të atyre që kanë nderim të thellë* për urdhërimet e Perëndisë tonë.+ Le të veprojmë sipas Ligjit. 4 Ngrihu, sepse kjo punë të takon ty dhe ne jemi me ty. Ji i fortë dhe vepro!»
5 Pas këtyre fjalëve, Ezdra u ngrit dhe i vuri në be krerët e priftërinjve, levitët dhe gjithë izraelitët se do të bënin siç kishin thënë.+ Kështu ata u betuan. 6 Ezdra iku nga vendi ku ishte, përpara shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, dhe shkoi në dhomën e Jehohananit,* birit të Eliashibit, në tempull. Edhe pse shkoi atje, nuk hëngri bukë dhe nuk piu ujë, sepse po mbante zi për pabesinë e të mërguarve.+
7 Pastaj nxorën një shpallje në gjithë Judën dhe Jerusalemin, që tërë ish-mërgimtarët të mblidheshin në Jerusalem. 8 Atij që nuk vinte brenda tri ditëve sipas vendimit të princave dhe të pleqve, do t’i konfiskoheshin të gjitha të mirat materiale dhe ai vetë do të dëbohej nga kongregacioni i të mërguarve.+ 9 Kështu të gjithë burrat e Judës dhe të Beniaminit u mblodhën në Jerusalem brenda tri ditëve, domethënë ditën e 20-të të muajit të nëntë. Tërë populli po rrinte ulur në një nga oborret e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, duke u dridhur për shkak të kësaj çështjeje dhe të shirave të rrëmbyer.
10 Pastaj prifti Ezdra u ngrit dhe u tha: «Keni vepruar me pabesi duke u martuar me gra të huaja,+ dhe kështu e keni shtuar fajin e Izraelit. 11 Por tani rrëfejani mëkatin tuaj Jehovait, Perëndisë së paraardhësve tuaj, dhe bëni vullnetin e tij. Ndahuni nga popujt e vendeve përreth dhe nga këto gra të huaja.»+ 12 Atëherë tërë kongregacioni u përgjigj me zë të lartë: «E kemi për detyrë të bëjmë tamam si thua ti. 13 Por ka shumë njerëz dhe është periudha e shirave, kështu që nuk është e mundur të qëndrosh jashtë; dhe për këtë punë nuk duhen një apo dy ditë, sepse shumë prej nesh jemi rebeluar për këtë çështje. 14 Prandaj, të lutemi, le të qëndrojnë këtu princat tanë e të përfaqësojnë tërë kongregacionin.+ Pastaj të gjithë ata në qytetet tona që janë martuar me gra të huaja, të vijnë këtu në kohën e caktuar bashkë me pleqtë dhe gjykatësit e secilit qytet, derisa ta largojmë prej nesh zemërimin e zjarrtë të Perëndisë tonë për këtë çështje.»
15 Mirëpo, Jonatani, biri i Asahelit, dhe Jahzejahu, biri i Tikvahut, kundërshtuan për këtë, dhe levitët Meshulam e Shabetá+ i përkrahën. 16 Gjithsesi, ish-mërgimtarët bënë siç kishin rënë dakord. Prifti Ezdra dhe krerët e shtëpive të tyre atërore, të gjithë të caktuar me emër, u mblodhën ditën e parë të muajit të dhjetë për të shqyrtuar çështjen, 17 dhe ditën e parë të muajit të parë kishin mbaruar punë me tërë burrat që ishin martuar me gra të huaja. 18 U zbulua se edhe disa nga bijtë e priftërinjve ishin martuar me gra të huaja:+ nga bijtë e Jeshuait,+ biri i Jehozadakut, dhe vëllezërit e tij, Masejahu, Eliezeri, Jaribi e Gedaliahu. 19 Por premtuan* se do t’i largonin gratë e tyre dhe, meqë ishin fajtorë, do të ofronin një dash nga kopeja për fajin.+
20 Nga bijtë e Imerit+ ishin Hanani dhe Zebadiahu. 21 Nga bijtë e Harimit:+ Masejahu, Elija, Shemajahu, Jehieli dhe Uziahu. 22 Nga bijtë e Pashkurit:+ Elioenai, Masejahu, Ismaeli, Netaneli, Jozabadi dhe Eleasahu. 23 Nga levitët ishin Jozabadi, Shimei, Kelajahu (domethënë Kelitai), Petahiahu, Juda dhe Eliezeri. 24 Nga këngëtarët, Eliashibi, dhe nga derëtarët, Shalumi, Telemi dhe Uri.
25 Nga Izraeli, nga bijtë e Paroshit+ ishin: Ramjahu, Iziahu, Malkijahu, Mijamini, Eleazari, Malkijahu dhe Benajahu. 26 Nga bijtë e Elamit:+ Mataniahu, Zakaria, Jehieli,+ Abdiu, Jeremoti dhe Elija. 27 Nga bijtë e Zatuit:+ Elioenai, Eliashibi, Mataniahu, Jeremoti, Zabadi dhe Azizai. 28 Nga bijtë e Bebait:+ Jehohanani, Hananiahu, Zabai dhe Atlai. 29 Nga bijtë e Banit: Meshulami, Maluku, Adajahu, Jashubi, Sheali dhe Jeremoti. 30 Nga bijtë e Pahath-Moabit:+ Adnai, Kelali, Benajahu, Masejahu, Mataniahu, Bezaleli, Binui dhe Manaseu. 31 Nga bijtë e Harimit:+ Eliezeri, Ishijahu, Malkijahu,+ Shemajahu, Shimeoni, 32 Beniamini, Maluku dhe Shemariahu. 33 Nga bijtë e Hashumit:+ Matenai, Matatahu, Zabadi, Elifeleti, Jeremai, Manaseu dhe Shimei. 34 Nga bijtë e Banit: Madai, Amrami, Ueli, 35 Benajahu, Bedejahu, Keluhi, 36 Vaniahu, Meremoti, Eliashibi, 37 Mataniahu, Matenai dhe Jasui. 38 Nga bijtë e Binuit: Shimei, 39 Shelemiahu, Natani, Adajahu, 40 Maknadebai, Shashai, Sharai, 41 Azareli, Shelemiahu, Shemariahu, 42 Shalumi, Amariahu dhe Jozefi. 43 Nga bijtë e Nebos: Jejeli, Matitiahu, Zabadi, Zebinai, Jadai, Joeli dhe Benajahu. 44 Të gjithë këta kishin marrë gra të huaja+ dhe i larguan gratë bashkë me fëmijët e tyre.+