Libri i parë i Kronikave
8 Beniaminit+ i lindi Belahu,+ i parëlinduri i tij, Ashbeli+ i dyti, Aharahu i treti, 2 Nohahu i katërti dhe Rafai i pesti. 3 Bijtë e Belahut ishin: Adari, Gerau,+ Abihudi, 4 Abishuai, Namani, Ahoahu, 5 Gerau, Shefufani dhe Hurami. 6 Këta ishin bijtë e Ehudit, krerët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës,+ që u çuan në mërgim në Manahat: 7 Namani, Akijahu dhe Gerau që i çoi ata në mërgim dhe pati djem Uzain e Ahihudin. 8 Shaharaimit i lindën fëmijë në territorin* e Moabit, pasi i përzuri ata; gratë e tij ishin Hushima dhe Bara.* 9 Gruaja e tij Hodesha i lindi Jobabin, Zibiaun, Meshain, Malkamin, 10 Jeuzin, Sakiaun dhe Mirmahun. Këta ishin bijtë e tij, krerë të shtëpive atërore.
11 Hushima i lindi Abitubin dhe Elpalin. 12 Bijtë e Elpalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, (i cili ndërtoi Onon+ dhe Lodin+ me fshatrat e tij), 13 si dhe Beriahu e Shemai. Këta ishin krerë të shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit.+ Këta dëbuan banorët e Gathit. 14 Ishin edhe Ahioja, Shashaku, Jeremoti, 15 Zebadiahu, Aradi, Ederi, 16 Mikaeli, Ishpahu dhe Johahu, bijtë e Beriahut; 17 dhe Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi, 18 Ishmerai, Izliahu, Jobabi, bijtë e Elpalit; 19 dhe Jakimi, Zikri, Zabdi, 20 Elienai, Ziletai, Elieli, 21 Adajahu, Berajahu dhe Shimrati, bijtë e Shimeit; 22 Ishpani, Eberi, Elieli, 23 Abdoni, Zikri, Hanani, 24 Hananiahu, Elami, Antothijahu, 25 Ifdejahu dhe Penueli, bijtë e Shashakut; 26 Shamsherai, Shehariahu, Ataliahu, 27 Jareshiahu, Elija dhe Zikri, bijtë e Jerohamit. 28 Këta ishin krerët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik; këta krerë banonin në Jerusalem.
29 Ati i Gibeonit, Jejeli, banoi në Gibeon+ dhe gruaja e tij quhej Makaha.+ 30 Biri i tij i parëlindur ishte Abdoni, pas tij Zuri, Kishi, Baali, Nadabi, 31 Gedori, Ahioja dhe Zekeri. 32 Miklotit i lindi Shimeahu. Të gjithë këta banuan pranë vëllezërve të tyre* në Jerusalem.
33 Nerit+ i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli;+ Saulit i lindën: Jonatani,+ Malki-Shuai,+ Abinadabi+ dhe Eshbaali.*+ 34 Biri i Jonatanit ishte Merib-Baali.*+ Merib-Baalit i lindi Mikea.+ 35 Bijtë e Mikesë ishin: Pitoni, Meleku, Tareai dhe Akazi. 36 Akazit i lindi Jehoadahu; Jehoadahut i lindën: Alemethi, Azmaveti dhe Zimri. Zimrit i lindi Mozai; 37 Mozait i lindi Bineai, biri i tij Rafahu, biri i tij Eleasahu, biri i tij Azeli. 38 Azeli kishte gjashtë djem dhe ata ishin: Azrikami, Bokerui, Ismaeli, Shearjahu, Abdia dhe Hanani. Të gjithë këta ishin bijtë e Azelit. 39 Bijtë e vëllait të tij, Eshekut, ishin Ulami, i parëlinduri, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti i treti. 40 Bijtë e Ulamit ishin luftëtarë të fuqishëm, harkëtarë,* dhe kishin shumë djem e nipër: gjithsej 150. Të gjithë këta ishin pasardhës të Beniaminit.