Psalmi
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Zambaku i përkujtuesit». Miktam.* Psalm i Davidit. Për mësim. Kur luftoi kundër Aram-Naharaimit e kundër Aram-Zobahut, dhe kur Joabi u kthye dhe vrau 12.000 edomitë në Luginën e Kripës.+
60 O Perëndi, ti na hodhe poshtë, na shpartallove krejt,+ se ishe zemëruar me ne;
por tani, të lutem, na prano sërish.
2 Ti e shkunde tokën, e çave mes për mes;
të lutem, mbyllja të çarat, se është buzë shembjes.
4 Jepu* sinjal atyre që kanë nderim të thellë për ty,*
që t’ia mbathin e t’i shmangen harkut. (Selah)
«Do të ngazëlloj e Sikemin do ta kaloj si trashëgimi;+
7 Galadi është imi, sikurse Manaseu;+
Efraimin e kam si helmetë* për kokën,
Judën, si shkop komandanti.+
8 Moabi është legeni ku laj këmbët,+
në Edom do të hedh sandalen time,+
e për disfatën e Filistisë do të brohoras triumfues.»+
9 Kush do të më çojë drejt fitores kundër qytetit të rrethuar?*
Kush do të më prijë kundër Edomit?+
10 A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë?!
Ti, o Perëndia ynë, që nuk marshon më me ushtritë tona?!+