Numrat
7 Ditën që mbaroi montimin e tabernakullit,+ Moisiu e mirosi*+ dhe e shenjtëroi bashkë me gjithë pajimet e tij, me altarin dhe me tërë pajisjet që kishte.+ Pasi Moisiu i kishte mirosur dhe shenjtëruar këto gjëra,+ 2 prijësit e Izraelit,+ krerët e shtëpive të tyre atërore, paraqitën një blatim. Këta prijës të fiseve që kishin mbikëqyrur regjistrimin, 3 sollën para Jehovait blatimin e tyre: gjashtë karroca të mbuluara dhe 12 qé—një karrocë për dy prijës dhe nga një dem* për secilin; ata i paraqitën këto para tabernakullit. 4 Jehovai i tha Moisiut: 5 «Pranoji këto gjëra prej tyre, pasi do të përdoren për shërbimin në tendën e takimit. Jepua ato levitëve, secilit aq sa i nevojitet për detyrën e vet.»
6 Kështu Moisiu i pranoi karrocat dhe gjedhët e ua dha levitëve. 7 Dy karroca dhe katër qé ua dha bijve të Gershonit, sipas asaj që u nevojitej për detyrat e tyre.+ 8 Katër karroca dhe tetë qé ua dha bijve të Merarit, sipas asaj që u nevojitej për detyrat e tyre, të cilat i kryenin nën drejtimin e Ithamarit, djalit të priftit Aron.+ 9 Ndërsa bijve të Kehathit nuk u dha gjë, sepse detyrat e tyre kishin të bënin me shërbimin në vendin e shenjtë+ dhe ata i mbartnin gjërat e shenjta në sup.+
10 Tani, prijësit e paraqitën blatimin e tyre për inaugurimin*+ e altarit ditën kur u miros. Kur prijësit e paraqitën blatimin e tyre para altarit, 11 Jehovai i tha Moisiut: «Ata do ta paraqitin blatimin e tyre për inaugurimin e altarit me radhë, nga një prijës çdo ditë.»
12 Ditën e parë e paraqiti blatimin Nahasoni,+ biri i Aminadabit, nga fisi i Judës. 13 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla,* një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,*+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 14 një kupë* ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 15 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar* si blatim të djegur;+ 16 një kec si blatim për mëkatin+ 17 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Nahasonit, birit të Aminadabit.+
18 Ditën e dytë e paraqiti blatimin Netaneli,+ biri i Zuarit dhe prijësi i Isaharit. 19 Ai paraqiti si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 20 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 21 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 22 një kec si blatim për mëkatin+ 23 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Netanelit, birit të Zuarit.
24 Ditën e tretë, prijësi i bijve të Zabulonit, Eliabi,+ biri i Helonit, 25 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 26 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 27 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 28 një kec si blatim për mëkatin+ 29 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Eliabit,+ birit të Helonit.
30 Ditën e katërt, prijësi i bijve të Rubenit, Elizuri,+ biri i Shedeurit, 31 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 32 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 33 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 34 një kec si blatim për mëkatin+ 35 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Elizurit,+ birit të Shedeurit.
36 Ditën e pestë, prijësi i bijve të Simeonit, Shelumieli,+ biri i Zurishadait, 37 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 38 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 39 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 40 një kec si blatim për mëkatin+ 41 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Shelumielit,+ birit të Zurishadait.
42 Ditën e gjashtë, prijësi i bijve të Gadit, Eliasafi,+ biri i Deuelit, 43 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 44 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 45 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 46 një kec si blatim për mëkatin+ 47 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Eliasafit,+ birit të Deuelit.
48 Ditën e shtatë, prijësi i bijve të Efraimit, Elishamai,+ biri i Amihudit, 49 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 50 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 51 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 52 një kec si blatim për mëkatin+ 53 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Elishamait,+ birit të Amihudit.
54 Ditën e tetë, prijësi i bijve të Manaseut, Gamalieli,+ biri i Pedahzurit, 55 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 56 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 57 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 58 një kec si blatim për mëkatin+ 59 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Gamalielit,+ birit të Pedahzurit.
60 Ditën e nëntë, prijësi+ i bijve të Beniaminit, Abidani,+ biri i Gideoniut, 61 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 62 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 63 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 64 një kec si blatim për mëkatin+ 65 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Abidanit,+ birit të Gideoniut.
66 Ditën e 10-të, prijësi i bijve të Danit, Ahiezeri,+ biri i Amishadait, 67 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 68 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 69 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 70 një kec si blatim për mëkatin+ 71 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Ahiezerit,+ birit të Amishadait.
72 Ditën e 11-të, prijësi i bijve të Asherit, Pagieli,+ biri i Okranit, 73 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 74 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 75 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 76 një kec si blatim për mëkatin+ 77 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Pagielit,+ birit të Okranit.
78 Ditën e 12-të, prijësi i bijve të Neftalit, Ahirai,+ biri i Enanit, 79 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 80 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 81 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 82 një kec si blatim për mëkatin+ 83 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Ahirait,+ birit të Enanit.
84 Ky ishte blatimi i prijësve të Izraelit për inaugurimin+ e altarit ditën kur u miros: 12 pjata argjendi, 12 tase argjendi dhe 12 kupa ari;+ 85 çdo pjatë argjendi peshonte 130 sikla dhe çdo tas peshonte 70 sikla, tërë argjendi i këtyre enëve arrinte deri në 2.400 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë;+ 86 secila nga 12 kupat prej ari plot me temjan peshonte 10 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, tërë ari i kupave arrinte deri në 120 sikla; 87 tërë bagëtitë për blatimin e djegur ishin 12 dema, 12 desh, 12 qengja meshkuj njëvjeçarë, bashkë me blatimet e tyre në drithë, si edhe 12 keca si blatim për mëkatin; 88 tërë bagëtitë për flijimin në bashkësi ishin 24 dema, 60 desh, 60 cjep dhe 60 qengja meshkuj njëvjeçarë. Ky ishte blatimi për inaugurimin+ e altarit pasi ishte mirosur.+
89 Sa herë që hynte në tendën e takimit për të folur me Perëndinë,*+ Moisiu e dëgjonte zërin që i fliste nga lart kapakut+ të arkës së Dëshmisë, mes dy kerubinëve;+ dhe Perëndia fliste me të.