Libri i dytë i Mbretërve
12 Jehoasi+ u bë mbret në vitin e shtatë të mbretërimit të Jehut+ dhe mbretëroi 40 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Zibia dhe ishte nga Ber-Sheba.+ 2 Jehoasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait gjatë gjithë kohës që e mësoi prifti Jehojada. 3 Megjithatë vendet e larta*+ nuk u hoqën dhe populli flijonte ende në këto vende e paraqiste në to tym blatimesh.
4 Jehoasi u tha priftërinjve: «Merrini tërë paratë që sillen në shtëpinë e Jehovait për blatimet e shenjta,+ paratë që i janë vënë si taksë secilit,+ paratë e dhëna sipas vlerës së caktuar për çdo njeri dhe tërë paratë që sjell në shtëpinë e Jehovait kushdo që nxitet nga zemra.+ 5 Paratë që sjell populli, priftërinjtë do t’i marrin dhe do t’i përdorin për të meremetuar shtëpinë e Perëndisë, kudo ku është e dëmtuar.»*+
6 Megjithatë deri në vitin e 23-të të mbretërimit të Jehoasit, priftërinjtë nuk i kishin meremetuar ende dëmet e shtëpisë.+ 7 Atëherë mbreti Jehoas thirri priftin Jehojada+ dhe priftërinjtë e tjerë e u tha: «Pse nuk po e meremetoni shtëpinë? Tani mos merrni më pará nga populli, nëse nuk përdoren për të meremetuar shtëpinë.»+ 8 Dhe priftërinjtë pranuan të mos merrnin më pará nga populli dhe të mos ishin përgjegjës për të meremetuar shtëpinë.
9 Pastaj prifti Jehojada mori një arkë,+ i bëri një të çarë në kapak dhe e vuri pranë altarit, në të djathtë kur hyn në shtëpinë e Jehovait. Priftërinjtë që shërbenin si derëtarë hidhnin aty tërë paratë që sillnin në shtëpinë e Jehovait.+ 10 Sa herë që shihnin se në arkë kishte shumë pará, sekretari i mbretit dhe kryeprifti vinin, i mblidhnin* dhe i numëronin paratë që ishin sjellë në shtëpinë e Jehovait.+ 11 Pasi i kishin numëruar, paratë ua jepnin atyre që ishin caktuar për të mbikëqyrur punën në shtëpinë e Jehovait. Këta paguanin me to gdhendësit e drurit, ndërtuesit që punonin në shtëpinë e Jehovait,+ 12 muratorët, si dhe gurprerësit. Paratë i përdornin edhe për të blerë dru e gurë të latuar për meremetimin e dëmeve në shtëpinë e Jehovait, si dhe për çdo shpenzim tjetër për meremetimin e shtëpisë.
13 Por me paratë që sillnin në shtëpinë e Jehovait nuk u bënë as legenë prej argjendi, as fikës, as tase, as trumbeta+ dhe asnjë lloj sendi prej ari a prej argjendi për shtëpinë e Jehovait.+ 14 Paratë ua jepnin vetëm atyre që mbikëqyrnin punën për të meremetuar shtëpinë e Jehovait. 15 Burrave që merrnin paratë dhe ua jepnin punëtorëve, nuk u kërkohej llogari, sepse ishin të besueshëm.+ 16 Megjithatë, paratë e blatimeve për fajin+ dhe të blatimeve për mëkatin nuk i sillnin në shtëpinë e Jehovait; ato u përkitnin priftërinjve.+
17 Në atë kohë Hazaeli,+ mbreti i Sirisë, shkoi të luftonte kundër Gathit+ dhe e pushtoi. Pas kësaj, ai vendosi të sulmonte* Jerusalemin.+ 18 Atëherë Jehoasi, mbreti i Judës, mori gjithë blatimet e shenjta që kishin shenjtëruar* Jehozafati, Jehorami dhe Ahaziahu, paraardhësit e tij, mbretërit e Judës, si dhe blatimet e veta të shenjta dhe gjithë arin që gjendej në thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit,* dhe ia dërgoi Hazaelit, mbretit të Sirisë.+ Prandaj ky u tërhoq nga Jerusalemi.
19 Pjesa tjetër e historisë së Jehoasit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 20 Shërbëtorët e vet thurën një komplot kundër Jehoasit+ dhe e vranë në fortesën e Bregores,*+ në udhën që zbret për në Silë. 21 Atë e vranë Jozahari, biri i Shimeatës dhe Jehozabadi, biri i Shomerit, shërbëtorët e vet.+ Kështu e varrosën me paraardhësit e tij në Qytetin e Davidit; në vend të tij u bë mbret i biri, Amaziahu.+