Libri i parë i Kronikave
3 Këta ishin bijtë që i lindën Davidit në Hebron:+ Amnoni,+ i parëlinduri, nëna e të cilit ishte jezrelitja Ahinoam;+ i dyti Danieli, nëna e të cilit ishte karmelitja Abigaila;+ 2 i treti Absalomi,+ biri i Makahës, bijës së Talmait, mbretit të Geshurit; i katërti Adonijahu,+ biri i Hagitës; 3 i pesti Shefatiahu, nëna e të cilit ishte Abitala; dhe i gjashti Ithreami, nëna e të cilit ishte gruaja e Davidit, Egla. 4 Këta të gjashtë i lindën atij në Hebron; ai mbretëroi 7 vjet e 6 muaj atje, kurse në Jerusalem mbretëroi 33 vjet.+
5 Ata që i lindën në Jerusalem+ ishin këta të katër: Shimeai, Shobabi, Natani+ dhe Solomoni,+ nëna e të cilëve ishte Betsheba,+ bija e Amielit; 6 kurse nëntë bijtë e tjerë ishin Ibhari, Elishamai,* Elifeleti, 7 Nogahu, Nefegu, Jafiai, 8 Elishamai, Eliadai dhe Elifeleti. 9 Të gjithë këta ishin bijtë e Davidit, pa llogaritur bijtë e konkubinave.* Tamara+ ishte motra e tyre.
10 Biri i Solomonit ishte Rehoboami,+ bir i të cilit ishte Abijahu,+ bir i të cilit ishte Asa,+ bir i të cilit ishte Jehozafati,+ 11 bir i të cilit ishte Jehorami,+ bir i të cilit ishte Ahaziahu,+ bir i të cilit ishte Jehoasi,+ 12 bir i të cilit ishte Amaziahu,+ bir i të cilit ishte Azariahu,+ bir i të cilit ishte Jotami,+ 13 bir i të cilit ishte Akazi,+ bir i të cilit ishte Hezekia,+ bir i të cilit ishte Manaseu,+ 14 bir i të cilit ishte Amoni,+ bir i të cilit ishte Josia.+ 15 Bijtë e Josisë ishin Johanani, i parëlinduri, i dyti Jehojakimi,+ i treti Zedekia+ dhe i katërti Shalumi. 16 Biri* i Jehojakimit ishte biri i tij Jekonia,+ bir i të cilit ishte Zedekia. 17 Bijtë e Jekonisë, kur ishte i burgosur, ishin Shealtieli, 18 Malkirami, Pedajahu, Shenazari, Jekamia, Hoshamai dhe Nedabiahu. 19 Bijtë e Pedajahut ishin Zorobabeli+ dhe Shimei; bijtë e Zorobabelit ishin Meshulami dhe Hananiahu (Shelomita ishte motra e tyre); 20 pesë bijtë e tjerë ishin Hashubahu, Oheli, Berekiahu, Hasadiahu dhe Jushab-Hesedi. 21 Bijtë e Hananiahut ishin Pelatiahu dhe Jeshajahu; biri* i Jeshajahut ishte Refajahu, biri* i Refajahut, Arnani, biri* i Arnanit, Abdia, biri* i Abdisë, Shekaniahu; 22 pasardhësit* e Shekaniahut ishin Shemajahu dhe bijtë e Shemajahut: Hatushi, Igali, Bariahu, Neariahu dhe Shafati—gjithsej gjashtë. 23 Bijtë e Neariahut ishin tre: Elioenai, Hizkiahu dhe Azrikami. 24 Bijtë e Elioenait ishin shtatë: Hodaviahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delajahu dhe Ananiu.