Jobi
4 Atëherë Elifazi,+ temaniti, ia ktheu:
2 «Do të bezdiseshe po të guxonte dikush të të fliste?
E kush mund të rrijë pa folur?!
3 Vërtet, dikur ti mësoje shumë njerëz
dhe forcoje duart e pafuqishme.
4 Këdo që pengohej, fjalët e tua e ngrinin peshë,
dhe gjunjët e këputur i forcoje.
6 Nderimi që ke për Perëndinë, a nuk të jep besim?
Integriteti* yt,+ a nuk të jep shpresë?
7 A kujton të ketë vdekur para kohe i pafajshmi?
Kur ka ndodhur që të shfaroset i drejti?
9 Ata vdesin me një të fryrë të Perëndisë
dhe marrin fund nga shkulmi i zemërimit të tij.
11 Luani ngordh ngaqë nuk gjen gjah,
ndaj këlyshët e tij shpërndahen.
12 Tani, një fjalë m’u tha në fshehtësi,
dhe veç një pëshpërimë më kapi veshi.
13 Mes mendimeve turbulluese gjatë vegimeve* të natës,
kur njerëzit bien në gjumë të thellë,
14 më pushtuan të dridhura,
tërë kockat m’i mbërtheu tmerri.
16 Pastaj u ndal, por nuk ia dallova dot pamjen.
Diçka më qëndronte para syve;
ishte heshtje, por më pas dëgjova një zë:
17 ‘A mund të jetë njeriu* më i drejtë se Perëndia?!
A mund të jetë njeriu më i kulluar se Bërësi i tij?!’
18 Ja, ai s’u zë besë as shërbëtorëve të vet.
Edhe engjëjve* të tij u gjen të meta.
19 E aq më tepër njerëzve mëkatarë që banojnë në shtëpi prej balte,
me themelet në pluhur,+ e që shtypen kollaj si mola.
20 Në mëngjes janë gjallë e në mbrëmje shtypen krejt;
zhduken përgjithmonë pa i vënë re kush.
21 A nuk janë si një tendë që ia kanë hequr litarët?
A nuk vdesin nga mungesa e mençurisë?