Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të luhet në jeduthun.* Psalm i Asafit.+ Këngë.
77 Me zërin tim do t’i thërras Perëndisë,
po, Perëndisë do t’i thërras, dhe ai ka për të më dëgjuar.+
2 Në kohë vuajtjesh kërkoj Jehovain;+
natën drejt tij i shtrij duart në lutje pa pushim,*
por shpirti* im s’gjen ngushëllim.
3 Ç’mall më pushton kur kujtoj Perëndinë!+
Shpirti më trazohet dhe më sosen fuqitë.*+ (Selah)
4 Prej teje s’vë gjumë në sy;
jam aq i turbulluar, sa nuk flas dot.
6 Gjatë natës kujtoj këngën time;*+
bluaj në mendje+ dhe me kujdes hetoj*
në kanë përgjigje pyetjet e mia.
7 Vallë, përgjithnjë do të na flakë tej Jehovai?+
Nuk do të kemi më kurrë pëlqimin e tij?+
8 Thua të ketë marrë fund përgjithnjë dashuria e tij besnike?
Vallë asnjë nga brezat nuk do ta shohë premtimin e tij të përmbushet?
9 Mos ka harruar Perëndia të na japë pëlqimin e tij?+
Mos vallë zemërimi ia ka zënë frymën mëshirës së tij? (Selah)
10 A të vazhdoj ende të them: «Ja ç’më mundon:*+
Më i Larti nuk na ndihmon më me të djathtën e tij.»
11 Do të kujtoj veprat e tua, o Jah,
po, do të kujtoj veprat e tua të mrekullueshme të kohëve më parë.
13 O Perëndi, udhët e tua janë të shenjta.
Cili perëndi është kaq madhështor sa ti, o Perëndi?!+
18 Bubullima jote gjëmonte+ si rrotat e karrocave;
shkrepëtimat e vetëtimave ndriçonin mbarë tokën,+
e ajo zuri të dridhej e të lëkundej.+