Hozea
2 Kthehuni te Jehovai me këto fjalë
dhe i thoni: «Na e fal fajin,+ prano atë që është e mirë,
dhe ne do të të ofrojmë lëvdimin e buzëve tona,+ njësoj si do të të ofronim dema të rinj.*
3 Asiria nuk do të na shpëtojë.+
Nuk do t’u hipim kuajve.+
Nuk do t’i themi më ‘O Perëndia ynë!’ veprës së duarve tona,
sepse ti je ai që i tregon mëshirë jetimit.»+
4 «Unë do t’ua shëroj jobesnikërinë.+
5 Unë do të bëhem si vesa për Izraelin.
Ai do të lulëzojë si zambaku
dhe do t’i lëshojë rrënjët si pemët e Libanit.
6 Do t’i përhapen degëzat
dhe shkëlqimi i tij do të jetë si ai i pemës së ullirit,
ndërsa aroma si ajo e pemës së Libanit.
7 Ata do të banojnë sërish nën hijen e Tij.
Do të kultivojnë drithë dhe do të lëshojnë sythe si hardhia.+
Fama e Tij do të jetë si ajo e verës së Libanit.
8 Efraimi do të thotë: ‘Ç’punë kam unë me idhujt?’+
Unë do t’i përgjigjem dhe do të kujdesem për të.+
Unë do të jem si një pemë dëllinje e harlisur.
Nga unë do të dalë fryt për ty.»
9 Kush është i mençur? Le t’i kuptojë këto gjëra.
Kush është i matur? Le t’i dallojë ato,
sepse udhët e Jehovait janë të ndershme+
dhe në to do të ecin të drejtët,
kurse shkelësit do të pengohen.