Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të luhet në jeduthun.* Këngë e Davidit.
2 Veç ai është shkëmbi im, shpëtimi im, streha* ime e sigurt,+
ndaj s’kam për t’u tronditur aq sa të bie.+
3 Deri kur, o njerëz, do ta sulmoni për ta vrarë atë që urreni?+
Të gjithë jeni po aq të rrezikshëm sa një mur i pjerrët,
sa një mur guri buzë shembjes.*
4 Të gjithë komplotoni, që ta rrëzoni poshtë;*
kënaqësinë e gjeni te gënjeshtra;
me gojë bekoni, por thellë në zemër mallkoni.+ (Selah)
7 Shpëtimi dhe lavdia ime janë në dorë të Perëndisë.
Shkëmbi im i fortë, streha ime, është vetë Perëndia.+
8 Ki besim tek ai në çdo kohë, o popull!
Atij zbrazja zemrën!+
Streha jonë është vetë Perëndia!+ (Selah)
9 Bijtë e njerëzve s’janë veçse avull;
njerëzit janë veç një ëndërr e zbrazët;+
po t’i vësh të gjithë në peshore, janë më të lehtë se ajri.+
10 Mos mendoni se zhvatja do t’ju nxjerrë në dritë,
as mos ushqeni shpresa të kota te grabitja,
e në u shtofshin pasuritë tuaja, mos i mbani sytë tek ato.+
11 Perëndia ka thënë, madje dy herë e kam dëgjuar këtë:
forca i përket Perëndisë.+