Jobi
15 Pastaj e mori fjalën Elifazi,+ temaniti:
2 «Me argumente boshe* do të përgjigjet i mençuri?
Me erën e lindjes e mbush barkun?
3 Korrigjimi thjesht me fjalë është i kotë,
vetëm fjalët nuk të vlejnë për gjë.
7 Mos je ti i pari njeri që ka ardhur në jetë?
Mos dole në dritë para se të dilnin kodrat?
8 Vallë ke mundësi të dëgjosh sekretet e Perëndisë?*
Vetëm ti qenke i mençur?
9 Ç’di ti që s’e dimë edhe ne?+
Ç’kupton ti më shumë se ne?
11 Nuk të mjafton ngushëllimi i Perëndisë,
a një fjalë e thënë me ëmbëlsi?
12 Pse e lë veten në dorë të zemrës?
Pse të flakërojnë sytë nga zemërimi?
13 Se ti kthehesh kundër vetë Perëndisë,
s’i vë fre gojës dhe nxjerr fjalë të tilla.
14 Ç’është vdekatari që të jetë i pastër në sytë e Perëndisë?
E si mund të jetë i drejtë njeriu i lindur nga një grua?+
17 Unë do të flas, e ti më dëgjo!
Do të të tregoj atë që kam parë,
18 atë që thanë të mençurit siç ua përcollën etërit,+
gjëra që nuk i mbajtën të fshehta.
19 Vetëm atyre iu dha ky vend
e mes tyre nuk vinte këmbë asnjë i huaj.
20 Gjatë gjithë ditëve të tij i ligu mundohet,
njeriu tiran vuan për sa vjet rron.
23 Sillet lart e poshtë në kërkim të ushqimit,* po ku ka?
E di mirë se po i afrohet dita e territ.
24 Vuajtjet dhe brengat e tmerrojnë pa pushim,
e vënë poshtë si një mbret që është gati të vërsulet,
25 sepse ai ngre dorë kundër Perëndisë
dhe orvatet të sfidojë* të Plotfuqishmin.
27 Fytyrën ia ka mbuluar dhjami
dhe mesi i është trashur.
28 Banon në qytete që do të rrënohen,
në shtëpi ku s’do të banojë kush,
që do të katandisen në pirgje gurësh.
29 Ai s’do të pasurohet e s’do të grumbullojë të mira,
as zotërimet nuk do t’i shtojë mbi faqen e dheut.
30 Nuk do të dalë dot nga terri;
një flakë do ta zhuritë filizin e tij*
dhe ai do të zhduket nga një e shfryrë e gojës së Perëndisë.*+
31 Të mos e mashtrojë veten e të besojë në kotësi,
se veç kotësinë do të marrë si shpërblim.
33 Do të jetë si hardhia që nuk e mban rrushin e papjekur,
dhe si ulliri që i flak tutje lulet e veta.
35 Ata ngjizin telashe dhe pjellin të këqija;
veç mashtrim është fryti i barkut të tyre.»