Vajtimet
א [Alef]
4 Oh, seç u venit ari që shkëlqente, ari i kulluar!+
Oh, seç u shpërndanë rrugëve*+ gurët e shenjtë!+
ב [Beth]
2 Bijtë e çmuar të Sionit që vlerësoheshin si ari i kulluar,*
tani shihen si enë balte, vepër e duarve të poçarit.
ג [Gimel]
3 Edhe çakejtë i vënë në gji këlyshët e tyre që t’i mëndin,
kurse bija e popullit tim është bërë mizore+ si strucët në shkretëtirë.+
ד [Daleth]
4 Foshnjës së gjirit i është ngjitur gjuha pas qiellzës nga etja;
ה [He]
5 Ata që hanin gjëra të shijshme, dergjen të uritur* rrugëve;+
ata që ishin rritur me rroba të shtrenjta,*+ kanë përqafuar togjet me hi.
ו [Ua]
6 Ndëshkimi* i bijës së popullit tim është më i madh se ndëshkimi* i Sodomës,+
që u shkatërrua në çast dhe askush nuk ia zgjati dorën për ta ndihmuar.+
ז [Zajin]
7 Nazirejtë*+ e saj ishin më të pastër se bora, më të bardhë se qumështi,
më kuqalashë se koralet, si gurë safiri të lëmuar.
ח [Heth]
8 Tani janë bërë më të zinj se bloza* dhe rrugëve nuk njihen më.
Lëkura u është ngjitur pas kockave,+ u është tharë si dru.
ט [Teth]
9 Më mirë ata që i vret shpata se ata që i vret zia e bukës,+
sepse këta treten dalëngadalë nga mungesa e ushqimit.
י [Jod]
10 Gratë që dikur ishin të dhembshura, i kanë zier fëmijët me duart e veta;+
ata u bënë ushqim* për to gjatë rrënimit të bijës së popullit tim.+
כ [Haf]
11 Jehovai e zbrazi tërbimin e tij;
ai e derdhi zemërimin e tij të zjarrtë+
e në Sion ndezi një zjarr, që ia përpiu themelet.+
ל [Lamed]
12 Mbretërit e tokës dhe tërë banorët e dheut nuk e besonin
se kundërshtari dhe armiku do të hynin në portat e Jerusalemit.+
מ [Mem]
13 Kjo ndodhi për shkak të mëkateve të profetëve e të fajeve të priftërinjve,+
të cilët derdhën në mes tij gjakun e të drejtëve.+
נ [Nun]
ס [Sameh]
15 «Largohuni, të papastër!—u bërtasin.—Ikni! Largohuni! Mos na prekni!»
Kanë mbetur të pastrehë dhe enden andej-këtej.
Nëpër kombe kanë thënë: «Ata nuk mund të rrinë këtu me ne.*+
פ [Pe]
ע [Ajën]
17 Na u thanë sytë për pak ndihmë, por më kot.+
Pareshtur i mbajtëm sytë te një komb që nuk mund të na shpëtonte.+
צ [Cade]
18 Hap pas hapi na gjurmonin,+ ndaj s’shkonim dot nëpër sheshe.
Fundi ynë është afruar; i kemi mbushur ditët, se na ka ardhur fundi.
ק [Kof]
19 Ata që na ndiqnin këmba-këmbës, ishin më të shpejtë se shqiponjat e qiejve.+
Nëpër male na ndoqën dhe në shkretëtirë na zunë pritë.
ר [Resh]
20 I mirosuri* i Jehovait,+ që është si ajër për ne,*
është kapur rob në gropën e tyre të madhe,+
po, ai për të cilin thoshim: «Nën hijen e tij do të jetojmë të mbrojtur mes kombeve.»
ש [Sin]
21 Ngazëllo dhe gëzo, o bijë e Edomit,+ që banon në vendin e Uzit!
Edhe nga ti do të kalojë kupa,+ e ti do të dehesh e do të zbulosh lakuriqësinë tënde.+
ת [Ta]
22 Ndëshkimi për fajin tënd, o bijë e Sionit, ka marrë fund;
Perëndia nuk do të të çojë sërish në mërgim.+
Por ai do ta drejtojë vëmendjen te faji yt, o bijë e Edomit,
dhe do t’i nxjerrë në shesh mëkatet e tua.+