Proverbat
26 Ashtu si bora nuk i shkon beharit e as shiu të korrave,
kështu edhe lavdia nuk i shkon për shtat të pamendit.+
2 Siç ka arsye një zog i vogël të ikë vrik dhe dallëndyshja të fluturojë tutje,
edhe mallkimi nuk të zë pa një arsye të vërtetë.*
5 Por kur t’i përgjigjesh të marrit, merr parasysh marrëzinë e tij,
që të mos i duket vetja i mençur.+
6 Ai që i lë punët në dorë të të pamendit,
është si një njeri që sakaton këmbët e veta dhe i bën dëm vetes.*
9 Proverbi në gojën e të pamendit
është si gjembaçi në dorën e pijanecit.
10 Kush punëson të pamendin a këdo që gjen rrugës,
është si një harkëtar që plagos kë t’i dalë përpara.*
12 A ke parë dikë që i duket vetja i mençur?+
Ka më shumë shpresë për budallanë, se për të.
14 Si dera që sillet vazhdimisht rreth boshtit të saj,*
kështu sillet edhe përtaci në shtratin e tij.+
16 Përtaci mendon se është më i mençur
se shtatë veta që japin një përgjigje me mend.
18 Si një i çmendur që qëllon me heshta të zjarrta dhe shigjeta vdekjeprurëse,
19 është njeriu që ia punon tjetrit* dhe thotë: «Po bëja shaka!»+
24 Kush ushqen urrejtje për të tjerët, shtiret me buzët e veta,
por zemrën e ka plot hipokrizi.
26 Ndonëse e mbulon urrejtjen me hipokrizi,
ligësia e tij do të dalë sheshit në kongregacion.