Jeremia
Atëherë do të qaja ditë e natë
për të vrarët e popullit tim.
2 Ah, sikur të kisha një strehë udhëtarësh në shkretëtirë!
Atëherë do ta lija popullin tim e do të ikja prej tyre,
sepse të gjithë janë kurorëshkelës,+
një bandë tradhtarësh.
«Ata zhyten gjithnjë e më shumë në ligësi,
dhe nuk më kushtojnë vëmendje,+—thotë Jehovai.
dhe të mos ketë besim as te i vëllai,
sepse edhe i vëllai është i pabesë,+
edhe shoku është një shpifës.+
5 Secili mashtron shokun e vet,
e asnjë nuk thotë të vërtetën.
E kanë mësuar gjuhën që të thotë gënjeshtra.+
E lodhin veten duke bërë gjëra të gabuara.
6 Ti banon i rrethuar nga mashtrimi.
Të zhytur në mashtrimin e tyre, ata s’kanë pranuar të më njohin»,—thotë Jehovai.
7 Prandaj kështu thotë Jehovai i ushtrive:
«Unë do t’i shkrij me qëllim që t’i rafinoj.+
Çfarë të bëj tjetër me bijën e popullit tim?!
8 Gjuha e tyre është një shigjetë vdekjeprurëse që nxjerr veç mashtrime.
Me gojë, dikush i flet paqësisht shokut të vet,
por me zemër i ngre pritë.
9 A nuk duhet t’u kërkoj llogari për këto gjëra?—thotë Jehovai.
A nuk duhet të hakmerrem kundër një kombi të tillë?+
10 Unë do të qaj e do të vajtoj për malet
dhe do t’ia nis një kënge të përvajshme* për kullotat e shkretëtirës,*
sepse janë djegur që atje të mos shkelë më këmbë njeriu
e që zëri i bagëtisë të mos dëgjohet.
Zogjtë e qiellit dhe kafshët kanë ikur, janë zhdukur.+
11 Do ta bëj Jerusalemin grumbuj gurësh,+ strofkë çakejsh;+
një vend të shkretë, pa asnjë banor, do t’i bëj qytetet e Judës.+
12 Cili është aq i mençur sa ta kuptojë këtë?
Cilit i ka folur Jehovai me gojën e vet, që t’ua tregojë të tjerëve?
Pse është rrënuar vendi?
Pse është djegur si shkretëtira
e askush nuk kalon nëpër të?»
13 Jehovai thotë: «Ngaqë hodhën poshtë ligjin* që u dhashë. Nuk e ndoqën ligjin tim dhe nuk iu bindën zërit tim. 14 Përkundrazi, me kokëfortësi, ndoqën zemrën e tyre+ dhe shkuan pas shëmbëlltyrave të Baalit, siç i kishin mësuar etërit e tyre.+ 15 Prandaj kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, unë do ta bëj këtë popull të hajë pelin dhe të pijë ujë të helmuar.+ 16 Do t’i shpërndaj mes kombeve që as ata e as etërit e tyre nuk i njihnin+ dhe do të dërgoj pas tyre shpatën, derisa t’i shfaros.’+
17 Kështu thotë Jehovai i ushtrive:
“Mendohuni për atë që po ndodh.
Thirruni vajtueseve që këndojnë këngë të përvajshme.*+
Dërgoni fjalë të vijnë edhe vajtueset më të zonja,
18 që të shpejtojnë dhe t’ia nisin një vajtimi për ne,
që lotët të na shkojnë çurg
e qepallat të na rëndohen prej lotëve.+
19 Se nga Sioni është dëgjuar zëri i vajtimit:+
‘Oh, si jemi shkretuar! Oh, sa turp na vjen,
sepse na u desh të largoheshim nga vendi, e banesat na i kanë rrëzuar.’+
20 Dëgjoni, o gra, fjalën e Jehovait.
E pranoftë veshi juaj fjalën e gojës së tij.
Mësojuni bijave tuaja këtë vajtim
e mësojini njëra-tjetrës këtë këngë të përvajshme,*+
21 sepse vdekja ka hyrë nga dritaret tona;
ka hyrë brenda kullave tona të fortifikuara,
që të rrëmbejë fëmijën nga rruga
dhe të riun nga sheshet.”+
22 Thuaj: “Këtë shpall Jehovai:
‘Kufomat e njerëzve do të bien si pleh në arë,
si rreshti me drithë të sapokorrur pas korrësit
e që askush nuk e mbledh.’”»+
23 Kështu thotë Jehovai:
«Le të mos mburret i mençuri për mençurinë e tij;+
le të mos mburret i fuqishmi për fuqinë;
le të mos mburret i pasuri për pasurinë.+
24 Por ai që mburret, le të mburret për këtë:
që ka gjykim të thellë dhe njohuri për mua,+ Jehovain,
që tregoj dashuri besnike, që gjykoj me drejtësi dhe bëj atë që është e drejtë në tokë,+
sepse te këto gjëra unë gjej kënaqësi,+—thotë Jehovai.
25 Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do t’i kërkoj llogari çdo të rrethpreri, por që është i parrethprerë;+ 26 do t’i kërkoj llogari Egjiptit,+ Judës,+ Edomit,+ amonitëve,+ Moabit+ dhe të gjithë atyre që i kanë flokët të prerë te tëmthat, të cilët banojnë në shkretëtirë,+ sepse tërë kombet janë të parrethprera dhe gjithë shtëpia e Izraelit është e parrethprerë në zemër.»+