Josiu
21 Krerët e shtëpive atërore të levitëve iu afruan priftit Eleazar,+ Josiut, birit të Nunit, dhe krerëve të shtëpive atërore të fiseve të Izraelit, 2 dhe folën me ta në Shiloh,+ në vendin e Kananit. U thanë: «Jehovai urdhëroi me anë të Moisiut që të na jepeshin qytete për të banuar, bashkë me kullotat e tyre për bagëtinë tonë.»+ 3 Prandaj, sipas urdhrit të Jehovait, izraelitët ua dhanë levitëve qytetet+ bashkë me kullotat, duke i hequr nga vetë trashëgimia e tyre.+
4 Shorti i parë u ra familjeve të kehathitëve;+ këtyre levitëve, që ishin pasardhës të priftit Aron, iu dhanë me short* 13 qytete nga fisi i Judës,+ nga fisi i Simeonit+ dhe nga fisi i Beniaminit.+
5 Pjesës tjetër të kehathitëve iu caktuan* 10 qytete nga familjet e fisit të Efraimit,+ nga fisi i Danit dhe nga gjysma e fisit të Manaseut.+
6 Gershonitëve+ iu caktuan 13 qytete nga familjet e fisit të Isaharit, nga fisi i Asherit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysma e fisit të Manaseut në Bashan.+
7 Meraritëve,+ sipas familjeve, iu caktuan 12 qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.+
8 Kështu, izraelitët u dhanë me short levitëve qytetet me kullotat e tyre, siç kishte urdhëruar Jehovai me anë të Moisiut.+
9 Pra, nga fisi i Judës dhe nga fisi i Simeonit, ata dhanë këto qytete të përmendura këtu me emër,+ 10 dhe ato iu dhanë levitëve, pasardhësve të Aronit nga familjet e kehathitëve, sepse shorti i parë u ra atyre. 11 Në rajonin malor të Judës, ata u dhanë Hebronin,+ domethënë Kiriat-Arbën+ (Arba ishte ati i Anakut) me kullotat e tij rreth e qark. 12 Kurse fushën e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë për pronë Kalebit, birit të Jefunehut.+
13 Bijve të priftit Aron u dhanë: qytetin e strehimit për atë që i shkakton vdekjen dikujt,+ pra Hebronin+ me kullotat e tij, si edhe Libnahun+ me kullotat e tij, 14 Jatirin+ me kullotat e tij, Eshtemoan+ me kullotat e tij, 15 Holonin+ me kullotat e tij, Debirin+ me kullotat e tij, 16 Ainin+ me kullotat e tij, Jutahun+ me kullotat e tij dhe Beth-Shemeshin me kullotat e tij, gjithsej nëntë qytete nga këto dy fise.
17 Nga fisi i Beniaminit u dhanë: Gibeonin+ me kullotat e tij, Gebën me kullotat e tij,+ 18 Anatothin+ me kullotat e tij dhe Almonin me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete.
19 Të gjitha qytetet që iu dhanë priftërinjve, pasardhësve të Aronit, ishin 13 qytete me kullotat e tyre.+
20 Pjesës tjetër të familjeve të Kehathit, nga levitët, iu dhanë me short qytetet nga fisi i Efraimit. 21 Atyre u dhanë qytetin e strehimit për atë që i shkakton vdekjen dikujt,+ pra Sikemin+ me kullotat e tij në rajonin malor të Efraimit, Gezerin+ me kullotat e tij, 22 Kibzaimin me kullotat e tij dhe Beth-Horonin+ me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete.
23 Nga fisi i Danit u dhanë: Eltekeun me kullotat e tij, Gibetonin me kullotat e tij, 24 Ajalonin+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete.
25 Nga gjysma e fisit të Manaseut u dhanë: Tanakun+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin me kullotat e tij, gjithsej 2 qytete.
26 Të gjitha qytetet bashkë me kullotat e tyre që mori pjesa tjetër e familjeve të kehathitëve ishin 10 qytete.
27 Gershonitët,+ nga familjet e levitëve, morën nga gjysma e fisit të Manaseut qytetin e strehimit për atë që i shkakton vdekjen dikujt, pra Golanin,+ në Bashan, me kullotat e tij dhe Beshterahun me kullotat e tij, gjithsej 2 qytete.
28 Nga fisi i Isaharit u dhanë:+ Kishionin me kullotat e tij, Daberatin+ me kullotat e tij, 29 Jarmuthin me kullotat e tij dhe En-Ganimin me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete.
30 Nga fisi i Asherit u dhanë:+ Mishalin me kullotat e tij, Abdonin me kullotat e tij, 31 Helkatin+ me kullotat e tij dhe Rehobin+ me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete.
32 Nga fisi i Neftalit: qytetin e strehimit+ për atë që i shkakton vdekjen dikujt, pra Kedeshin,+ në Galile, me kullotat e tij, Hamot-Dorin me kullotat e tij dhe Kartanin me kullotat e tij, gjithsej 3 qytete.
33 Të gjitha qytetet e gershonitëve, sipas familjeve, ishin 13 qytete me kullotat e tyre.
34 Familjet e meraritëve,+ pjesa tjetër e levitëve, morën nga fisi i Zabulonit:+ Jokneamin+ me kullotat e tij, Kartahun me kullotat e tij, 35 Dimnahun me kullotat e tij dhe Nahalalin+ me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete.
36 Nga fisi i Rubenit u dhanë: Bezerin+ me kullotat e tij, Jahazin me kullotat e tij,+ 37 Kedemotin me kullotat e tij dhe Mefatin me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete.
38 Nga fisi i Gadit u dhanë:+ qytetin e strehimit për atë që i shkakton vdekjen dikujt, pra Ramotin, në Galad,+ me kullotat e tij, Mahanaimin+ me kullotat e tij, 39 Heshbonin+ me kullotat e tij dhe Jazerin+ me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete.
40 Të gjitha qytetet që iu caktuan meraritëve, sipas familjeve, pjesës tjetër të familjeve të levitëve, ishin 12 qytete.
41 Të gjitha qytetet e levitëve mes zotërimit të izraelitëve ishin 48 qytete bashkë me kullotat e tyre.+ 42 Secili nga këto qytete kishte kullota rreth e qark; kështu ishte për të gjitha qytetet.
43 Pra, Jehovai i dha Izraelit tërë vendin që ishte betuar se do t’ua jepte paraardhësve të tyre,+ dhe ata e morën në zotërim e banuan atje.+ 44 Për më tepër, Jehovai u dha prehje nga gjithë armiqtë rreth e qark, pikërisht siç u ishte betuar paraardhësve të tyre.+ Asnjë nga tërë armiqtë nuk u bëri dot ballë.+ Jehovai ua dha në dorë tërë armiqtë.+ 45 Asnjë fjalë* nuk mbeti pa u plotësuar nga gjithë gjërat e mira që Jehovai i kishte premtuar shtëpisë së Izraelit; të gjitha dolën të vërteta.+