Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Këngë.
67 Perëndia do të jetë zemërmirë me ne e do të na bekojë.
Buzëqeshja jote miratuese do të shndritë mbi ne,+ (Selah)
2 që udha jote të njihet në mbarë tokën+
dhe dora jote shpëtimtare, në të gjitha kombet.+
3 Të lëvdofshin popujt, o Perëndi!
Po, gjithë popujt të lëvdofshin!
4 Gëzofshin kombet! Brohoritshin plot hare,+
sepse ti do t’i gjykosh popujt me drejtësi,+
ti do t’u prish kombeve të tokës. (Selah)
5 Të lëvdofshin popujt, o Perëndi!
Po, gjithë popujt të lëvdofshin!