Ligji i përtërirë
33 Ja si i bekoi Moisiu, njeriu i Perëndisë së vërtetë, izraelitët para se të vdiste.+ 2 Ai tha:
«Nga Sinai erdhi Jehovai+
e nga Seiri rrëzëlleu mbi ta.
Rrezatoi lavdishëm nga rajoni malor i Paranit+
e dhjetëra mijë engjëj të shenjtë* ishin me të,+
po, luftëtarët e vet i kishte në të djathtë.+
5 Perëndia u bë mbret në Jeshurun*+
kur u mblodhën krerët e popullit+
bashkë me tërë fiset e Izraelit.+
6 Rroftë Rubeni e mos vdektë!+
Mos u pakësofshin burrat e tij!»+
«Dëgjoje, o Jehova, zërin e Judës,+
dhe ktheje sërish te populli i tij.
Me krahët e vet ka mbrojtur* atë që i takon.
E ndihmofsh përballë kundërshtarëve të vet!»+
«Thumimi dhe Urimi*+ yt* i përkasin atij që u tregua besnik ndaj teje,+
të cilin e vure në provë në Masah,+
me të cilin fillove të ndesheshe pranë ujërave të Meribës.+
9 Ai nuk i mori në konsideratë babanë e nënën,
madje nuk i përfilli vëllezërit+
e nuk u mbajti anën as bijve të vet,
sepse zbatonte fjalën tënde
dhe respektonte besëlidhjen tënde.+
11 Bekoje, o Jehova, fuqinë e tij,
dhe gjetsh ëndje në veprën e duarve të tij.
Thyejua këmbët* atyre që ngrihen kundër tij,
që ata që e urrejnë të mos ngrihen më.»
«Banoftë i sigurt pranë tij ky njeri i dashur për Jehovain,
ndërsa gjen strehë tërë ditën tek Ai!
Ai do të prehet mes supeve të Tij.»
«Qoftë i bekuar vendi i tij nga Jehovai+
me gjërat e zgjedhura të qiellit,
me vesën dhe me ujërat e burimeve të thella,+
14 me frytet e zgjedhura që sjell dielli,
me prodhimin e zgjedhur të çdo muaji,+
15 me frytet më të zgjedhura të maleve të lashta,*+
me gjërat e zgjedhura të kodrave të patundura,
16 me gjërat e zgjedhura të tokës dhe të gjithçkaje që është në të,+
me miratimin e Atij që u shfaq në shkurren me gjemba.+
Ardhshin këto mbi kokën e Jozefit,
në majë të kokës së atij që u zgjodh mes vëllezërve të tij!+
17 Shkëlqimi i tij është si ai i të parëlindurit të demit,
brirët* e tij janë si brirët e demit të egër.
Me ta ai do t’i shtyjë* popujt,
që të gjithë deri në skajet e tokës.
Ata janë dhjetëra mijë burrat e Efraimit+
dhe mijërat e Manaseut.»
«Gëzo, o Zabulon, në udhëtimet e tua tregtare,
dhe ti, Isahar, gëzo në tendat e tua!+
19 Ata do t’i ftojnë popujt në mal.
Atje do të ofrojnë flijime drejtësie,
sepse do të ngopen me* pasuritë e bollshme të deteve
dhe me thesaret e fshehura të rërës.»
«Bekuar qoftë ai që zgjeron kufijtë e Gadit!+
Ai rri shtrirë si luan,
gati që të shqyejë krahun dhe kokën e presë.
Krerët e popullit do të mblidhen bashkë.
Ai do të çojë në vend drejtësinë e Jehovait
dhe vendimet e tij gjyqësore për Izraelin.»
«Dani është një këlysh luani.+
Ai do të sulet nga Bashani.»+
«Neftali është i kënaqur me miratimin e Jehovait
dhe është ngopur me bekimet e tij.
Shtije në dorë perëndimin dhe jugun!»
«U bekoftë Asheri me bij!
Gëzoftë miratimin e vëllezërve të vet
dhe le ta zhytë* këmbën në vaj!
26 Ai vazhdoi: «Ku ka si Perëndia i vërtetë+ i Jeshurunit,+
që kalëron nëpër qiell për të të ardhur në ndihmë,
që kalëron mbi re gjithë madhështi!+
28 Izraeli do të banojë i sigurt,
‘burimi’ i Jakobit* do të jetë i veçuar
në një vend me drithë e verë të re,+
ku qielli do të pikojë vesë.+
Ai është mburoja jote e sigurt+
dhe shpata jote madhështore!