118 Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë;+
dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
2 Le të thotë Izraeli:
«Dashuria e tij besnike zgjat përjetë.»
3 Le të thotë shtëpia e Aronit:
«Dashuria e tij besnike zgjat përjetë.»
4 Le të thonë ata që nderojnë thellësisht Jehovain:
«Dashuria e tij besnike zgjat përjetë.»
5 Kur isha në pikë të hallit, i thirra për ndihmë Jah;
Jah m’u përgjigj e në një vend të sigurt më çoi.+
6 Jehovai është me mua, ndaj nuk do të kem frikë.+
Ç’mund të më bëjë njeriu?!+
7 Jehovain e kam përkrah si ndihmë,+
ndaj triumfues do të shoh disfatën e atyre që më urrejnë.+
8 Më mirë të gjesh strehë te Jehovai,
se të kesh besim te njeriu.+
9 Më mirë të gjesh strehë te Jehovai,
se të kesh besim te princat.+
10 Të gjitha kombet më rrethuan,
por, me besim te emri i Jehovait,
i mbajta larg.+
11 Më rrethuan, po, isha krejt i rrethuar,
por, me besim te emri i Jehovait,
i mbajta larg.
12 Më rrethuan si bletët,
por u shuan aq shpejt sa zjarri i ferrave.
Me besim te emri i Jehovait
i mbajta larg.+
13 Më shtynë fort që të bija,
por Jehovai më ndihmoi.
14 Jah është streha dhe fuqia ime,
veç ai më sjell shpëtim.+
15 Nga tendat e të drejtëve
jehojnë britma gëzimi dhe fitoreje.
Dora e djathtë e Jehovait bën gjëra të fuqishme.+
16 Dora e djathtë e Jehovait lartësohet;
dora e djathtë e Jehovait bën gjëra të fuqishme.+
17 Nuk do të vdes, jo, do të jetoj;
do të jetoj që të shpall veprat e Jah.+
18 Vërtet Jah më disiplinoi ashpër,+
por nuk më la në kthetrat e vdekjes.+
19 M’i hapni portat e drejtësisë,+
se do të hyj që të lëvdoj Jah.
20 Kjo është porta e Jehovait.
Në të do të kalojnë veç të drejtët.+
21 Do të të lëvdoj, sepse m’u përgjigje+
dhe më solle shpëtim.
22 Guri që ndërtuesit hodhën poshtë,
u bë guri kryesor i qoshes.+
23 Këtë e bëri vetë Jehovai,+
dhe në sytë tanë është diçka e mrekullueshme.+
24 Kjo është dita që ka sjellë Jehovai,
dita kur do të gëzojmë e do të ngazëllojmë.
25 O Jehova, të përgjërohem, na shpëto!
O Jehova, të lutem, na jep fitore!
26 Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Jehovait!+
Ne ju bekojmë nga shtëpia e Jehovait.
27 Jehovai është Perëndia, ai vetë na fal dritë.+
Bashkohuni me varganin e njerëzve që shkojnë në festë,+
dhe ejani deri te brirët e altarit me degë në duar.+
28 Ti je Perëndia im, ndaj do të të thur lavde.
Ti je Perëndia im, ndaj do të të lartësoj.+
29 Falënderoni Jehovain,+ se ai është i mirë;
dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+