Psalmi
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Pëllumbesha e heshtur që është larg». Psalm i Davidit. Miktam.* Kur filistinët e kapën në Gath.+
56 Ji zemërmirë me mua, o Perëndi, se vdekatari po më sulmon!*
Tërë ditën e ditës më lufton e nën darën e tij më mbërthen.
2 Tërë ditën e ditës armiqtë pareshtur më kafshojnë,
shumë veta më ngrihen kundër gjithë arrogancë.
3 Kur frika më pushton,+ te ti kam besim.+
4 Te Perëndia, fjalën e të cilit lëvdoj,
po, te Perëndia kam besim e nuk kam frikë.
7 Hidhi poshtë për shkak të ligësisë së tyre!
Shembi përdhe kombet gjithë zemërim, o Perëndi!+
8 Syrit tënd nuk i shpëtojnë mundimet që heq në arrati.+
Të lutem, mblidhmi lotët në calikun tënd.+
A nuk i ke shkruar një për një në librin tënd?+
9 Ditën që do të të thërras për ndihmë, armiqtë e mi do t’ia mbathin.+
Për këtë jam i sigurt: Perëndia është me mua.+
10 Te Perëndia, fjalën e të cilit lëvdoj,
po, te Jehovai, fjalën e të cilit lëvdoj,
Ç’mund të më bëjë njeriu?!+