Psalmi
78 Dëgjoje, o populli im, ligjin tim!*
Vërua veshin fjalëve të gojës sime!
3 Gjërat që kemi dëgjuar e që i dimë,
ato që vetë etërit tanë na kanë treguar,+
4 nuk do t’ua fshehim bijve të tyre;
po, brezit që do të vijë, do t’i tregojmë+
për veprat e lavdishme të Jehovait
5 Jakobit i dha një rregull* dhe një ligj nxori në Izrael;
paraardhësit tanë urdhëroi, që këto t’ua tregonin fëmijëve të tyre,+
6 që brezi i ardhshëm, fëmijët që do të lindnin,
7 Atëherë Perëndia do të ishte për ta burim sigurie.
8 Atëherë nuk do t’u ngjanin paraardhësve të tyre,
një brezi kokëfortë e rebel,+
një brezi me zemër të lëkundur,*+
një brezi me zemër* të pabesë ndaj Perëndisë.
9 Efraimitët ishin të armatosur me harqe,
por u sprapsën ditën e betejës.
15 Çau shkëmbinj në shkretëtirë,
i la të pinin me bollëk, si nga uji që gufon nga thellësia e tokës.+
16 Nga shkrepi nxori ujë, që vërshoi si lumë.+
19 Kështu ngritën zërin kundër Perëndisë e thanë:
«A shtron dot Perëndia një sofër në shkretëtirë?»+
«Po bukë, a na jep dot?
A mund t’i japë mish popullit të tij?»+
21 Jehovait i hipi zemërimi kur i dëgjoi;+
zjarr+ u ndez kundër Jakobit,
po, i vloi zemërimi kundër Izraelit,+
22 se nuk treguan besim te Perëndia,+
nuk patën besim se ai mund t’i shpëtonte.
23 Atëherë u dha urdhër qiejve të veshur me re
dhe hapi dyert e qiellit.
27 Derdhi si shi mbi ta aq shumë mish sa pluhuri i tokës,
aq shumë zogj sa rëra në breg të detit.
28 Bëri që këta të binin në mes të kampit,
rreth e qark tendave të tij.
30 Por para se të ngopnin grykësinë e tyre,
kur ushqimin e kishin ende në gojë,
31 zemërimi i Perëndisë u ndez kundër tyre;+
ai i vrau më të fuqishmit mes tyre,+
i shembi përtokë djemtë e rinj të Izraelit.
33 Atëherë ai u dha fund ditëve të tyre si të ishin avull,+
e viteve të tyre, me anë të tmerreve të papritura.
36 Por me gojë u munduan ta mashtronin,
e përdorën gjuhën për ta gënjyer.
37 S’ishin të vendosur në zemër që t’i shërbenin,+
nuk i ndenjën besnikë besëlidhjes që kishin bërë me të.+
Shumë herë e ndali zemërimin+ e nuk e shfreu gjithë tërbimin e tij,
39 sepse nuk harronte që ishin veçse njerëz,*+
veçse erë që fryn tutje e s’kthehet më.*
42 Harruan me ç’dorë të fuqishme
i shpëtoi* ditën kur i çliroi nga armiku;+
43 harruan si bëri shenja në Egjipt,+
dhe mrekulli në rajonin e Zoanit;
44 harruan si i shndërroi kanalet e Nilit në gjak,+
që të mos pinin nga rrjedhat e tij.
45 Ai dërgoi mbi egjiptianët re zekthash që t’i mundonin me pickime,+
u dërgoi bretkosa që ta rrënonin vendin.+
46 Të korrat e tyre ua dha karkalecave të pangopur
e frytin e mundit të tyre ua la karkalecave migrues.+
49 Lëshoi mbi ta zemërimin e tij të zjarrtë,
furi, indinjatë, vuajtje dhe ushtri engjëjsh që sollën të këqija.
55 Para syve të tyre i dëboi kombet;+
u caktoi një trashëgimi me litarin për matje+
dhe çdo fis i Izraelit banoi në shtëpinë e vet.+
56 Por ata e sfidonin* pareshtur Perëndinë, Më të Lartin,
kundër tij ngrinin krye,+ e përkujtuesve të tij s’u kushtonin vëmendje.+
57 E braktisnin dhe ishin po aq të pabesë sa paraardhësit e tyre;+
ishin po aq të pabesë sa ç’është një hark i shtendosur.+
61 Simbolin e forcës së tij e la të binte në robëri,
shkëlqimin e tij e la në dorë të kundërshtarit.+
66 Kundërshtarët e vet i sprapsi+ dhe i poshtëroi njëherë e mirë.
67 Tendën e Jozefit e hodhi poshtë
dhe nuk e zgjodhi fisin e Efraimit.
69 Shenjtëroren e tij e bëri aq të qëndrueshme sa qiejt,*+
të patundur si toka, që e ka themeluar të qëndrojë përjetë.+