Libri i parë i Kronikave
28 Pastaj Davidi mblodhi në Jerusalem të gjithë princat e Izraelit: princat e fiseve, krerët e ndarjeve+ që i shërbenin mbretit, krerët e mijësheve dhe krerët e qindësheve,+ përgjegjësit për gjithë zotërimet dhe për bagëtinë e mbretit+ e të djemve të tij,+ bashkë me zyrtarët e oborrit dhe çdo burrë të fuqishëm e të zotë.+ 2 Atëherë mbreti David u ngrit në këmbë dhe tha:
«Më dëgjoni, o vëllezërit e mi dhe populli im! Mua ma donte zemra të ndërtoja një vend banimi për arkën e besëlidhjes së Jehovait, si stol këmbësh të Perëndisë tonë,+ dhe bëra përgatitje për ta ndërtuar.+ 3 Por Perëndia i vërtetë më tha: ‘Shtëpinë për emrin tim nuk do ta ndërtosh ti,+ sepse je njeri luftërash dhe ke derdhur gjak.’+ 4 Megjithatë, Jehovai, Perëndia i Izraelit, nga gjithë shtëpia e atit tim, më zgjodhi mua që të bëhesha mbret i Izraelit përgjithmonë,+ sepse ai zgjodhi si prijës Judën+ e nga fisi i Judës zgjodhi shtëpinë e atit tim;+ mes djemve të atit tim, ai më miratoi mua, për të më bërë mbret të të gjithë Izraelit.+ 5 Nga gjithë djemtë e mi—se Jehovai më ka dhënë shumë djem+—ai zgjodhi Solomonin,+ që të ulej në fronin e mbretërisë së Jehovait në Izrael.+
6 Ai më tha: ‘Shtëpinë time dhe oborret e mia do t’i ndërtojë biri yt, Solomoni, sepse unë e kam zgjedhur atë si birin tim, dhe unë do të bëhem ati i tij.+ 7 Unë do ta bëj të patundur mbretërinë e tij përgjithmonë,+ nëse ai do t’i zbatojë me vendosmëri urdhërimet e mia dhe vendimet e mia gjyqësore,+ siç po bën tani.’ 8 Kështu, po ju them para syve të gjithë Izraelit, kongregacionit të Jehovait, dhe para Perëndisë tonë: kërkoni t’i njihni e t’u bindeni me kujdes të gjitha urdhërimeve të Jehovait, Perëndisë tuaj, që të zotëroni vendin e mirë+ dhe t’ua kaloni si trashëgimi të përhershme bijve tuaj.
9 Dhe ti, biri im Solomon, njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji atij me gjithë zemër*+ e me shpirt* plotësisht të kënaqur,* sepse Jehovai heton gjithë zemrat+ dhe dallon çdo prirje të mendimeve.+ Nëse e kërkon, ai do të të lërë që ta gjesh,+ por nëse e braktis, ai do të të hedhë poshtë përgjithmonë.+ 10 Mos harro se Jehovai të ka zgjedhur për të ndërtuar një shtëpi si shenjtërore. Ji guximtar dhe përvishju punës!»
11 Davidi i dha Solomonit, të birit, projektin arkitekturor+ të portikut*+ dhe të dhomave të ndryshme të shtëpisë,* të depove, të dhomave në tarracë, të dhomave të brendshme dhe të shtëpisë së kapakut të pajtuesit.*+ 12 Ai i dha edhe projektin arkitekturor të çdo gjëje që kishte marrë kur ishte nën frymëzim:* për oborret+ e shtëpisë së Jehovait dhe për dhomat e ngrënies rreth e përqark, për thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë dhe për thesarin e gjërave të shenjtëruara.*+ 13 I dha edhe udhëzime për ndarjet e priftërinjve+ dhe të levitëve, për gjithë caktimet e shërbimit në shtëpinë e Jehovait dhe për gjithë pajisjet e shërbimit të shtëpisë së Jehovait. 14 Ai caktoi peshën e arit, pra, të arit për gjithë pajisjet e shërbimeve të ndryshme. Caktoi edhe peshën për gjithë pajisjet prej argjendi dhe për gjithë pajisjet për shërbimet e ndryshme. 15 Caktoi peshën për shandanët prej ari+ dhe llambat e tyre prej ari, peshën e shandanëve të ndryshëm dhe të llambave të tyre. Caktoi edhe peshën për shandanët prej argjendi, për çdo shandan dhe llambat e tij, sipas përdorimit të tyre. 16 Caktoi peshën e arit për tryezat e bukëve të vëna stivë,*+ për çdo tryezë, si edhe peshën e argjendit për tryezat prej argjendi. 17 Caktoi peshën e arit për pirunjtë, për taset dhe për brokat prej ari të kulluar,+ si edhe për çdo tas të vogël prej ari e për çdo tas të vogël prej argjendi. 18 Caktoi peshën e arit të kulluar për altarin e temjanit+ dhe për ata që simbolizojnë karrocën,+ domethënë të kerubinëve+ prej ari që i shtrijnë krahët dhe i bëjnë hije arkës së besëlidhjes së Jehovait. 19 Davidi tha: «Dora e Jehovait ishte mbi mua, dhe ai më dha gjykim të thellë për të hedhur me shkrim çdo detaj të projektit arkitekturor.»+
20 Pastaj Davidi i tha Solomonit, të birit: «Ji i fortë e guximtar, dhe përvishju punës. Mos ki frikë, as mos u tmerro, sepse Perëndia Jehova, Perëndia im, është me ty.+ Ai nuk do të të braktisë, as nuk do të të lërë,+ por do të jetë me ty derisa të mbarojë gjithë puna për shtëpinë e Jehovait. 21 Ja tek janë ndarjet e priftërinjve+ dhe të levitëve+ për gjithë shërbimin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Për çdo lloj shërbimi, ke në dispozicion punëtorë të gatshëm e të aftë,+ si edhe princat+ e tërë popullin, të cilët do të zbatojnë gjithë udhëzimet e tua.»