Gjykatësit
2 Pastaj engjëlli i Jehovait+ u ngjit nga Gilgali+ në Bokim dhe tha: «Unë ju nxora nga Egjipti dhe ju solla në vendin që u betova se do t’ua jepja paraardhësve tuaj.+ Madje thashë: ‘Nuk do ta prish kurrë besëlidhjen që bëra me ju.+ 2 Kurse ju nuk duhet të bëni besëlidhje me banorët e këtij vendi+ dhe duhet të rrëzoni altarët e tyre.’+ Mirëpo ju nuk iu bindët zërit tim.+ Pse e bëtë këtë? 3 Prandaj thashë edhe: ‘Nuk do t’i përzë para syve tuaj;+ ata do të bëhen lak për ju+ dhe perënditë e tyre do t’jua prishin mendjen.’»+
4 Kur engjëlli i Jehovait u tha këto fjalë të gjithë izraelitëve, populli filloi të qante me të madhe. 5 Prandaj e quajtën atë vend Bokim,* dhe atje i bënë flijime Jehovait.
6 Kur Josiu e nisi popullin, çdo izraelit shkoi në trashëgiminë e vet për të marrë si pronë vendin.+ 7 Populli i shërbeu Jehovait gjatë gjithë kohës që ishte gjallë Josiu dhe pleqtë që jetuan pas tij, të cilët i kishin parë tërë veprat madhështore që bëri Jehovai për Izraelin.+ 8 Pastaj Josiu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Jehovait, vdiq kur ishte 110 vjeç.+ 9 Atë e varrosën në territorin e trashëgimisë së tij, në Timnat-Heres,+ që gjendej në rajonin malor të Efraimit, në veri të malit të Gashit.+ 10 Tërë ai brez u bashkua me paraardhësit* dhe më pas doli një brez tjetër që nuk e njihte Jehovain, as ato që kishte bërë ai për Izraelin.
11 Kështu izraelitët bënë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe u shërbyen Baalëve.*+ 12 Prandaj ata e braktisën Jehovain, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga Egjipti+ dhe ndoqën perënditë e tjera, perënditë e popujve që ishin rreth e qark,+ u përkulën para tyre dhe e fyen Jehovain.+ 13 Po, e braktisën Jehovain dhe i shërbyen Baalit dhe shëmbëlltyrave* të Ashtorethit.+ 14 Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit dhe e dha në duart e zhvatësve që e rropën.+ Ai i shiti në duart e armiqve që kishin rreth e qark,+ dhe ata nuk u bënin dot më ballë armiqve.+ 15 Dora e Jehovait ishte kundër tyre dhe u sillte të këqija ngado që shkonin,+ ashtu si Jehovai kishte thënë, ashtu si Jehovai u ishte betuar,+ dhe izraelitët ishin në hall të madh.+ 16 Prandaj Jehovai u jepte gjykatës, që i shpëtonin nga duart e zhvatësve.+
17 Por ata nuk pranonin të dëgjonin as gjykatësit dhe e shitnin veten si prostitutë te perënditë e tjera duke u përkulur përpara tyre. U larguan shpejt nga udha që kishin ecur paraardhësit e tyre, të cilët u ishin bindur urdhërimeve të Jehovait.+ Por ndryshe nga këta, izraelitët nuk u bindën. 18 Sa herë që Jehovai u jepte një gjykatës,+ Jehovai ishte me të dhe, për aq kohë sa gjykatësi ishte gjallë, Jehovai i shpëtonte nga duart e armiqve, sepse i vinte keq+ tek dëgjonte si rënkonin për shkak të shtypësve+ dhe të atyre që i keqtrajtonin.
19 Por, kur gjykatësi vdiste, izraelitët vepronin përsëri edhe më me ligësi se etërit e tyre, duke ndjekur perëndi të tjera, duke u shërbyer e duke u përkulur para tyre.+ Ata nuk hiqnin dorë nga zakonet e tyre dhe vazhdonin të silleshin me kokëfortësi. 20 Në fund Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit+ dhe tha: «Meqë ky komb e shkeli besëlidhjen+ që u urdhërova paraardhësve të tyre dhe nuk m’u bind,+ 21 unë nuk do të dëboj para syve të tyre as edhe një nga kombet që Josiu la pas kur vdiq.+ 22 Kjo do ta vërë në provë Izraelin, nëse do të qëndrojë në udhën e Jehovait+ e do të ecë në të siç bënë etërit e tyre.» 23 Kështu Jehovai lejoi që këto kombe të qëndronin aty; ai nuk i dëboi menjëherë dhe nuk i dha në duart e Josiut.