Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
64 O Perëndi, dëgjoma zërin kur të përgjërohem!+
Mbroma jetën nga sulmet e tmerrshme të armikut!
2 Më qëndro si mburojë përballë komploteve të të ligut,+
përballë lukunive* të keqbërësve,
3 që si shpatë e kanë mprehur gjuhën
e si shigjeta i lëshojnë fjalët e helmuara.
4 Fshehtas e godasin të pafajshmin,
po, krejt befas e qëllojnë pa iu dridhur syri.
5 Nga qëllimet e tyre të liga nuk heqin dorë,*
dhe flasin si e si t’i fshehin kurthet që ngrenë;
ja ç’thonë: «E kush do t’i vërë re?!»+
6 Rrëmojnë për marifete të reja që të bëjnë keq,
e fshehtas strategji të holla kurdisin;+
çfarë bluajnë në skutat më të errëta të zemrës, jo, nuk kuptohet.
8 E keqja do t’u vijë nga vetë buzët e tyre,+
e të gjithë ata që do t’i shohin, me përçmim do të tundin kokën.