Jeremia
7 Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi Jeremisë: 2 «Rri te porta e shtëpisë së Jehovait dhe shpall atje këtë mesazh: “Dëgjoni fjalën e Jehovait, të gjithë ju, o popull i Judës, që hyni nëpër këto porta për t’u përkulur para Jehovait! 3 Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ndreqini udhët e veprimet tuaja, dhe unë do t’ju lë të banoni ende në këtë vend.+ 4 Mos kini besim te fjalët mashtruese dhe mos thoni: “Ky është* tempulli i Jehovait, tempulli i Jehovait, tempulli i Jehovait!”+ 5 Por, nëse i ndreqni vërtet udhët e veprimet tuaja, nëse vërtet e mbroni drejtësinë në çështjet mes një njeriu dhe fqinjit të tij,+ 6 nëse nuk shtypni asnjë të ardhur, asnjë jetim* dhe asnjë vejushë,+ nëse nuk derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend dhe nëse nuk shkoni pas perëndive të tjera në dëmin tuaj,+ 7 atëherë unë do t’ju lë të banoni ende në këtë vend, në tokën që u dhashë përgjithmonë* paraardhësve tuaj.
8 Por ju keni besim te fjalët mashtruese,+ dhe kjo nuk do t’ju sjellë aspak dobi. 9 Vallë mund të vidhni,+ të vritni, të kryeni kurorëshkelje, të bëni betime të rreme,+ t’i paraqitni flijime* Baalit,+ të shkoni pas perëndive të tjera që nuk i keni njohur, 10 dhe pastaj të vini e të rrini para meje në këtë shtëpi që mban emrin tim dhe të thoni “do të shpëtojmë”, pavarësisht nga gjithë gjërat e neveritshme që keni bërë? 11 Mos vallë kjo shtëpi që mban emrin tim është bërë shpellë kusarësh në sytë tuaj?!+ Ja, unë e kam parë këtë gjë,—thotë Jehovai.
12 Megjithatë shkoni tani në shenjtëroren time në Shiloh,+ në vendin që kisha zgjedhur më përpara për emrin tim,+ dhe shihni se çfarë i bëra atij për shkak të ligësisë së popullit tim, Izraelit.+ 13 Por ju keni vazhduar të bëni gjithë këto gjëra,—thotë Jehovai,—dhe megjithëse unë ju kam folur herë pas here,* ju s’keni dëgjuar.+ Unë vazhdova t’ju thërritja, por ju s’jeni përgjigjur.+ 14 Prandaj, siç bëra me Shilohun,+ do të bëj edhe me shtëpinë që mban emrin tim,+ tek e cila keni besim,+ dhe me vendin që ju dhashë juve e paraardhësve tuaj. 15 Do t’ju flak larg meje, siç i flaka gjithë vëllezërit tuaj, tërë pasardhësit e Efraimit.’”+
16 Por ti mos u lut për këtë popull. Mos bëj as përgjërim, as lutje, as kërkesë për ta,+ sepse nuk do të të dëgjoj.+ 17 A nuk e sheh se ç’po bëjnë në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jerusalemit? 18 Bijtë mbledhin dru, etërit ndezin zjarrin dhe gratë zënë brumin që të bëjnë kuleç flijimi për Mbretëreshën e Qiejve.*+ Ata derdhin blatime në pije për perënditë e tjera, që të më fyejnë.+ 19 ‘Pse mua po më lëndojnë vallë?!*—thotë Jehovai.—A nuk po lëndojnë veten, për turpin e tyre?’+ 20 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, zemërimi dhe tërbimi im do të derdhen mbi këtë vend,+ mbi njerëzit e mbi kafshët, mbi pemët e fushës e mbi frytin e tokës; ai do të ndizet e nuk do të shuhet.’+
21 Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Shkoni, shtojuni flijimeve tuaja blatime të plota të djegura dhe hani mishin e tyre,+ 22 sepse ditën kur i nxora paraardhësit tuaj nga vendi i Egjiptit, nuk i urdhërova dhe as fola për blatime të plota të djegura dhe për flijime.+ 23 Vetëm i urdhërova: ‘Bindjuni zërit tim, dhe unë do të jem Perëndia juaj, e ju do të bëheni populli im.+ Duhet të ecni në të gjitha udhët që do t’ju urdhëroj, me qëllim që t’ju vejë mbarë.’+ 24 Megjithatë nuk dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë,+ përkundrazi ecën sipas planeve* të tyre. Me kokëfortësi ndoqën zemrën e tyre të ligë+ dhe ecën prapa, e jo përpara, 25 që ditën kur paraardhësit tuaj dolën nga Egjipti e deri më sot.+ Prandaj i dërgova vazhdimisht shërbëtorët e mi, profetët, i dërgova ata çdo ditë, herë pas here.*+ 26 Por ky popull nuk pranoi të më dëgjonte dhe as e ktheu veshin nga unë.+ Përkundrazi, me kokëfortësi,* vepruan më keq se paraardhësit e tyre!
27 Ti do t’u thuash atyre të gjitha këto fjalë,+ por nuk do të të dëgjojnë, ti do t’i thërrasësh, por nuk do të të përgjigjen. 28 Do t’u thuash atyre: ‘Ky është kombi që nuk iu bind zërit të Jehovait, Perëndisë së tij, dhe që nuk e pranoi disiplinën. Besnikëria ka marrë fund dhe as nuk përmendet mes tyre.’*+
29 Priti flokët e paprerë* dhe hidhi poshtë, e nisja një kënge të përvajshme* në kodrat e zhveshura, sepse Jehovai e ka hedhur poshtë dhe do ta braktisë këtë brez që e ka zemëruar kaq shumë. 30 ‘Populli i Judës ka bërë atë që është e keqe në sytë e mi,—thotë Jehovai.—Kanë vënë idhujt e tyre të pështirë në shtëpinë që mban emrin tim, që ta ndotin.+ 31 Kanë ngritur vendet e larta* të Tofetit, që ndodhet në Luginën e Birit të Hinomit,*+ për të djegur djemtë dhe vajzat e tyre në zjarr,+ diçka që nuk e kam urdhëruar dhe as më ka shkuar kurrë ndër mend.*+
32 Prandaj po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur nuk do të quhet më Tofet ose Lugina e Birit të Hinomit,* por Lugina e Vrasjes. Ata do t’i varrosin në Tofet, derisa të mos ketë më vend.+ 33 Kufomat e këtij populli do të bëhen ushqim për zogjtë e qiellit dhe për egërsirat e tokës, e askush nuk do t’i përzërë.+ 34 Unë do t’i jap fund zërit të ngazëllimit e të gëzimit, zërit të dhëndrit e të nuses,+ në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jerusalemit, sepse vendi do të katandiset në një shkreti.+