Numrat
3 Tani, këto ishin linjat familjare* të Aronit dhe të Moisiut, në ditët që Jehovai foli me Moisiun në malin Sinai.+ 2 Emrat e djemve të Aronit ishin: Nadabi, i parëlinduri, Abihu,+ Eleazari+ dhe Ithamari.+ 3 Këta ishin emrat e djemve të Aronit, të priftërinjve të mirosur* që ishin emëruar* për të shërbyer si të tillë.+ 4 Por Nadabi dhe Abihu vdiqën para Jehovait kur i paraqitën zjarr të paligjshëm Jehovait+ në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Ndërsa Eleazari+ dhe Ithamari+ shërbyen si priftërinj bashkë me të atin, Aronin.
5 Jehovai i tha më pas Moisiut: 6 «Sill këtu fisin e Levit+ dhe paraqite para priftit Aron, që t’i shërbejë.+ 7 Duke kryer shërbimin e tyre në tabernakull, ata do të përmbushin përgjegjësitë që kanë ndaj Aronit dhe ndaj tërë asamblesë që është para tendës së takimit. 8 Ata do të kujdesen për të gjitha pajisjet+ e tendës së takimit dhe do të përmbushin përgjegjësitë që kanë ndaj izraelitëve duke kryer shërbimet e tabernakullit.+ 9 Levitët duhet t’ia japësh Aronit dhe djemve të tij; mes izraelitëve ata janë të dhuruarit që i janë dhënë Aronit.+ 10 Duhet të emërosh Aronin me djemtë e tij, dhe ata duhet të kryejnë detyrat e tyre priftërore;+ çdo njeri i paautorizuar* që afrohet për të kryer këto detyra, duhet të vritet.»+
11 Jehovai i tha akoma Moisiut: 12 «Ja, unë po i marr levitët nga mesi i izraelitëve, në vend të të gjithë të parëlindurve* të izraelitëve,+ dhe levitët do të bëhen të mitë, 13 sepse çdo i parëlindur është imi.+ Ditën kur godita të gjithë të parëlindurit e Egjiptit,+ shenjtërova* për vete të gjithë të parëlindurit e Izraelit, të njerëzve e të kafshëve;+ ata do të jenë të mitë. Unë jam Jehovai!»
14 Jehovai i tha më tej Moisiut në shkretëtirën e Sinait:+ 15 «Regjistroji djemtë e Levit sipas shtëpive të tyre atërore dhe sipas familjeve të tyre; duhet të regjistrosh të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart.»+ 16 Kështu Moisiu i regjistroi sipas urdhrit të Jehovait, tamam siç e kishte urdhëruar. 17 Këta ishin emrat e djemve të Levit: Gershoni, Kehathi dhe Merari.+
18 Këta ishin emrat e djemve të Gershonit sipas familjeve të tyre: Libni dhe Shimei.+
19 Djemtë e Kehathit, sipas familjeve të tyre, ishin Amrami, Izari, Hebroni dhe Uzieli.+
20 Djemtë e Merarit, sipas familjeve të tyre, ishin Mahli+ dhe Mushi.+
Këto ishin familjet e levitëve, sipas shtëpive të tyre atërore.
21 Nga Gershoni vinin familja e libnitëve+ dhe familja e shimeitëve; këto ishin familjet e gershonitëve. 22 Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart që u regjistruan, ishin 7.500 veta.+ 23 Familjet e gershonitëve e ngrinin kampin prapa tabernakullit,+ në perëndim. 24 Prijësi i shtëpisë atërore të gershonitëve ishte Eliasafi, biri i Laelit. 25 Në tendën e takimit, djemtë e Gershonit ishin përgjegjës+ për tendën e tabernakullit,+ pra, kujdeseshin për mbulesat e brendshme e të jashtme të tij,+ për perden e trashë+ në hyrje të tendës së takimit, 26 për perdet e varura+ të oborrit, për perden e trashë+ në hyrje të oborrit, i cili rrethon tabernakullin dhe altarin, për litarët e tendës dhe për gjithçka që lidhej me to.
27 Nga Kehathi vinin familja e amramitëve, familja e izaritëve, familja e hebronitëve dhe familja e uzielitëve; këto ishin familjet e kehathitëve.+ 28 Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart ishin 8.600 veta; ishte përgjegjësi e tyre të kujdeseshin për vendin e shenjtë.+ 29 Familjet e djemve të Kehathit e ngrinin kampin në anën jugore të tabernakullit.+ 30 Prijësi i shtëpisë atërore të familjeve të kehathitëve ishte Elizafani, biri i Uzielit.+ 31 Ishte përgjegjësi e tyre të kujdeseshin për Arkën,+ tryezën,+ shandanin,+ altarët,+ pajisjet+ e vendit të shenjtë me të cilat kryhej shërbimi, perden*+ dhe gjithçka që lidhej me to.+
32 Kreu i prijësve të levitëve ishte Eleazari,+ biri i priftit Aron; ai mbikëqyrte ata që përmbushnin përgjegjësitë në vendin e shenjtë.
33 Nga Merari vinin familja e mahlitëve dhe familja e mushitëve; këto ishin familjet e Merarit.+ 34 Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart që u regjistruan, ishin 6.200 veta.+ 35 Prijësi i shtëpisë atërore të familjeve të Merarit ishte Zurieli, biri i Abihailit; ata e ngrinin kampin në anën veriore të tabernakullit.+ 36 Ishte përgjegjësi e djemve të Merarit të kujdeseshin për skeletet prej druri+ të tabernakullit, shufrat,+ shtyllat,+ bazamentet me fole, të gjitha pajisjet e tyre+ dhe gjithçka që lidhej me to,+ 37 si edhe për shtyllat rreth e përqark oborrit me bazamentet e tyre me fole,+ kunjat dhe litarët e tendës.
38 Moisiu dhe Aroni me djemtë e tij e ngrinin kampin para tabernakullit nga lindja, para tendës së takimit nga krahu që lind dielli. Ishte përgjegjësi e tyre të kujdeseshin për shenjtëroren, si detyrim që duhej të përmbushnin për izraelitët; çdo njeri i paautorizuar* që i afrohej, duhej të vritej.+
39 Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart të levitëve, të cilët Moisiu dhe Aroni i regjistruan sipas familjeve të tyre, në përputhje me urdhrin e Jehovait, ishin 22.000 veta.
40 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: «Regjistro të gjithë meshkujt e parëlindur të izraelitëve njëmuajsh e lart,+ numëroji dhe bëj një listë me emrat e tyre. 41 Duhet t’i marrësh levitët për mua—unë jam Jehovai—në vend të të gjithë të parëlindurve të izraelitëve.+ Edhe kafshët shtëpiake të levitëve duhet t’i marrësh në vend të të gjithë pjellave të para të kafshëve shtëpiake të izraelitëve.»+ 42 Atëherë Moisiu i regjistroi të gjithë të parëlindurit e izraelitëve, siç e kishte urdhëruar Jehovai. 43 Të gjithë meshkujt e parëlindur njëmuajsh e lart, që u regjistruan ishin 22.273 veta.
44 Jehovai i tha akoma Moisiut: 45 «Merr levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të izraelitëve, dhe kafshët shtëpiake të levitëve në vend të kafshëve të tyre shtëpiake; levitët do të bëhen të mitë. Unë jam Jehovai! 46 Si çmim shpërblese+ për 273 të parëlindurit e izraelitëve që tejkalojnë numrin e levitëve,+ 47 duhet të marrësh pesë sikla* për kokë,+ sipas siklës së vendit të shenjtë;* një sikël është 20 gera.*+ 48 Paratë duhet t’ia japësh Aronit dhe djemve të tij si çmim shpërblese për ata që tejkalojnë numrin e levitëve.» 49 Kështu, Moisiu i mblodhi paratë e çmimit të shpërblesës për të shpenguar* ata që tejkalonin numrin e levitëve. 50 Ai i mori paratë nga të parëlindurit e izraelitëve, 1.365 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë. 51 Pastaj Moisiu ia dha paratë e çmimit të shpërblesës Aronit dhe djemve të tij, sipas fjalës* së Jehovait, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.