116 Sa e dua Jehovain,
se zërin dhe përgjërimet m’i dëgjon!+
2 Sa të kem jetë do t’i lutem,
se veshin nga unë e kthen.+
3 Litarët e vdekjes më mbështollën
e kthetrat e Varrit më mbërthyen.+
Trishtimi dhe ankthi më pushtuan.+
4 Atëherë i thirra emrit të Jehovait:+
«O Jehova, më shpëto!»
5 Jehovai është i dhembshur e i drejtë;+
Perëndia ynë është i mëshirshëm.+
6 Jehovai i ruan njerëzit e papërvojë.+
Isha katandisur si mos më keq, por ai më shpëtoi.
7 Unë do të gjej paqe sërish,
se Jehovai ka qenë i mirë me mua.
8 Nga kthetrat e vdekjes më shpëtoi,
lotët m’i thau e nuk lejoi që të më merren këmbët.+
9 Unë do të eci para Jehovait në vendin e të gjallëve.
10 Kisha besim, ndaj fola,+
edhe pse i zhytur në dëshpërim.
11 I mbërthyer nga paniku thashë:
«Të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë.»+
12 Si t’ia kthej Jehovait
gjithë të mirat që më ka bërë?
13 Do të pi nga kupa e shpëtimit
dhe emrin e Jehovait do të lëvdoj.
14 Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i mbaj,
po, do t’i mbaj para tërë popullit të tij.+
15 E shtrenjtë është në sytë e Jehovait
vdekja e besnikëve të tij.+
16 Ty të përgjërohem, o Jehova,
se jam shërbëtori yt,
po, jam shërbëtori yt, biri i skllaves sate.
Ti më ke çliruar nga vargonjtë e mi.+
17 Ty do të të bëj flijime falënderimi,+
dhe emrin tënd, o Jehova, do të lëvdoj.
18 Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i mbaj,+
po, do t’i mbaj para gjithë popullit të tij,+
19 në oborret e shtëpisë së Jehovait,+
në mesin tënd, o Jerusalem!
Lëvdoni Jah!+