Jeremia
20 Tani, prifti Pashkur, biri i Imerit, që ishte edhe i ngarkuari kryesor për shtëpinë e Jehovait, po dëgjonte Jereminë teksa profetizonte këto gjëra. 2 Atëherë Pashkuri e goditi profetin Jeremia dhe e vuri në fallakanë*+ që ishte te Porta e Sipërme e Beniaminit, në shtëpinë e Jehovait. 3 Por të nesërmen kur Pashkuri e zgjidhi Jereminë, ky i tha:
«Jehovai nuk të quan më Pashkur, por ‘Tmerr rreth e qark’,+ 4 sepse kështu thotë Jehovai: ‘Unë do të të bëj objekt tmerri për veten tënde dhe për miqtë e tu. Ata do të bien të vdekur para syve+ të tu nga shpata e armiqve. Mbarë Judën do ta jap në dorën e mbretit të Babilonisë, dhe ai do t’i çojë në mërgim në Babiloni e do t’i vrasë me shpatë.+ 5 Të gjitha pasuritë e këtij qyteti, tërë prodhimet e tij, tërë gjërat e tij të çmuara dhe gjithë thesaret e mbretërve të Judës do t’i jap në dorë të armiqve të tyre.+ Ata do t’i plaçkitin e do t’i çojnë në Babiloni.+ 6 Kurse ti, o Pashkur, bashkë me të gjithë ata që banojnë në shtëpinë tënde, do të shkosh në robëri. Ti do të shkosh në Babiloni, dhe atje do të vdesësh e do të varrosesh bashkë me gjithë miqtë e tu, sepse u ke profetizuar gënjeshtra.’»+
7 Ti ma prishe mendjen, o Jehova, po, ma prishe mendjen.
Përdore forcën kundër meje, dhe më mposhte.+
Jam bërë gazi i botës tërë ditën,
të gjithë më përqeshin,+
8 sepse sa herë që flas, duhet të thërras me zë të lartë dhe të shpall:
«Dhunë dhe shkatërrim!»
Fjala e Jehovait u bë për mua shkak që të më poshtëronin e të më tallnin tërë ditën.+
Por fjala e tij ishte në zemrën time si një zjarr përvëlues, i mbyllur në kockat e mia.
Tmerri më rrethonte.+
«Paditeni; le ta paditim!»
Çdo njeri që më uronte paqen, priste që të rrëzohesha:+
«Mbase ai bën ndonjë gabim të pamend,
që ta mposhtim e të hakmerremi kundër tij.»
11 Por Jehovai ishte me mua si një hero i fuqishëm.+
Prandaj ata që më përndjekin, do të pengohen dhe nuk do të fitojnë,+
do të mbulohen me turp, sepse nuk do të kenë sukses.
Poshtërimi i tyre i përjetshëm nuk do të harrohet kurrë.+
12 Por ti, o Jehova i ushtrive, i ke sytë te i drejti,
13 Këndojini Jehovait! Lëvdoni Jehovain,
sepse e shpëtoi të varfrin nga dora e keqbërësve!
14 Mallkuar qoftë dita kur linda!
Mos u bekoftë dita që nëna më lindi!+
15 Mallkuar qoftë ai njeri që i çoi babait tim një lajm të mirë,
që e mbushi me gëzim, duke i thënë:
«Të ka lindur një fëmijë, një djalë!»
16 U bëftë ai njeri si qytetet që Jehovai i shkatërroi pa ndier keqardhje!
Dëgjoftë një klithmë në mëngjes dhe sinjalin për luftë në mesditë!
17 Pse nuk më bëri të vdisja që në bark të nënës,
që barku i saj të më bëhej varr
e nëna ime të mos më sillte kurrë në jetë?+
18 Pse dola nga barku i nënës?
Që sytë të më shohin veç vuajtje e dhembje?
Që ditët e mia të mbarojnë me turp?+