Amosi
2 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër* rebelimet* e Moabit,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,
sepse ai dogji eshtrat e mbretit të Edomit për t’i kthyer në gëlqere.
Moabi do të shuhet mes rrëmujës,
mes britmës së luftës dhe tingullit të bririt.+
3 Do të shfaros sundimtarin* që gjendet atje
dhe të gjithë princat e tij do t’i vras bashkë me të’,+—thotë Jehovai.
4 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e Judës,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,
sepse ata e hodhën poshtë ligjin* e Jehovait
dhe nuk i zbatuan rregullat e tij.+
Por kanë lejuar të mashtrohen nga të njëjtat gënjeshtra pas të cilave kishin shkuar paraardhësit e tyre.+
6 Kështu thotë Jehovai:
“Për tri, madje për katër rebelimet e Izraelit,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,
sepse ata e shesin të drejtin për argjend
dhe të varfrin për një palë sandale.+
Babë e bir kanë marrëdhënie me të njëjtën vajzë
dhe kështu e përdhosin emrin tim të shenjtë.
8 Ata shtrihen pranë çdo altari+ mbi rroba të marra si garanci për një hua*+
dhe verën që pinë në tempullin* e perëndive të tyre, ua kanë marrë atyre që gjobitën.
Shkatërrova frytin e tyre lart dhe rrënjët e tyre poshtë.+
dhe ju vura të ecnit 40 vjet nëpër shkretëtirë,+
që të shtinit në dorë vendin e amoritëve.
Apo s’është kështu, o popull i Izraelit?—thotë Jehovai.
13 Prandaj do t’ju thërrmoj në vendin tuaj,
ashtu si karroca e ngarkuar me drithë të korrur thërrmon drithin poshtë saj.
14 I shpejti nuk do të ketë vend ku të ikë,+
i forti nuk do ta ruajë forcën,
luftëtari nuk do ta shpëtojë jetën e tij.
15 Harkëtari nuk do të mbetet në këmbë,
këmbëshpejti nuk do të shpëtojë
dhe kalorësi nuk do ta shpëtojë jetën e vet.