Isaia
2 Nëpërmjet detit, nis të dërguarit e vet
me anije papirusi dhe thotë:
«Shkoni, o lajmëtarë të shpejtë,
te një komb shtatlartë e lëkurëlëmuar,
te një popull që ngjall frikë kudo,+
një komb i fortë, që i pushton të tjerët,*
tokën e të cilit e kanë marrë me vete lumenjtë.»
3 Të gjithë ju banorë të vendit dhe të tokës
do të shihni diçka si një sinjal* të ngritur mbi male
e do të dëgjoni një tingull si ai i bririt.
4 Se kështu më tha Jehovai:
«Unë do të rri i qetë dhe do të vështroj* vendin tim me themele të forta,
e prania ime do të jetë si ngrohtësia e dritës së diellit,
si vesa gjatë nxehtësisë së vjeljes,
5 sepse përpara vjeljes,
kur lulëzimi ka përfunduar dhe lulja është bërë rrush i pjekur,
duhen krasitur degëzat me kizë
dhe duhen hequr dredhat e hardhisë.
6 Ato do të lihen të tëra për zogjtë grabitqarë të maleve
dhe për kafshët e tokës.
Me to do të ushqehen zogjtë grabitqarë gjatë verës
dhe të gjitha kafshët e tokës gjatë kohës së vjeljes.