Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Nga shërbëtori i Jehovait, Davidi, i cili ia drejtoi fjalët e kësaj kënge Jehovait, ditën që Jehovai e shpëtoi nga dora e gjithë armiqve dhe nga dora e Saulit. Ai tha:+
18 Ty të kam në zemër, o Jehova, forca ime!+
2 Jehovai është shkrepi im, kalaja ime, çlirimtari im;+
Perëndia është shkëmbi im,+ tek ai gjej strehë;
ai është mburoja ime dhe briri im i shpëtimit,* streha* ime e sigurt.+
6 Në vuajtjen time Jehovait i lutesha,
Perëndisë tim për ndihmë i thërrisja.
7 Atëherë toka nisi të dridhej e të tundej;+
themelet e maleve u lëkundën,
e nga zemërimi i tij, u shkundën vendit.+
8 Nga flegrat e hundës tym i doli
e nga goja zjarr që përpin, i gufoi,+
prush i ndezur prej tij flakëroi.
11 E më pas me errësirën në çdo anë u mbulua,+
në retë e dendura+ e të errëta të shtrëngatës u strehua.
12 Nga drita shkëlqimplotë e pranisë së tij,
breshër dhe thëngjij të zjarrtë i çanë retë me furi.
13 Pastaj nga qielli Jehovai nisi të gjëmonte,+
e kur zëri i Më të Lartit kumboi,+
breshër dhe thëngjij të zjarrtë vërshuan.
14 I hallakati armiqtë e mi me shigjetat që vrik u hodhi,+
me rrufetë që mbi ta lëshoi, krejt i hutoi.+
15 Nga qortimi yt, o Jehova,
nga shkulmi i frymës së flegrave të tua,
shtretërit e lumenjve* dolën në shesh,+
themelet e tokës u zbuluan.+
20 Jehovai më shpërblen sipas drejtësisë sime,+
po, sipas pafajësisë* së duarve të mia më shpërblen,+
21 sepse në udhët e Jehovait kam qëndruar,
Perëndinë tim nuk e kam braktisur, jo, me ligësi nuk kam vepruar.
22 Të gjitha ligjet e tij përpara syve i kam,
statutet e tij nuk do t’i shpërfill.
25 Me besnikun, ti vepron me besnikëri,+
të pafajshmin nuk e ngarkon me faj,+
26 me zemërpastrin, tregohesh i pastër,+
por me dredharakun, tregohesh mendjemprehtë.+
28 Llambën time, veç ti, o Jehova, e ndriçon,
ti, o Perëndia im, hedh dritë mbi errësirën që më rrethon.+
Ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.+
31 E kush tjetër është Perëndi veç Jehovait?!+
Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë?!+
34 Ai m’i stërvit duart për luftë,
ndaj me krahët e mi mund të tendos një hark bakri.
35 Me mburojën tënde të shpëtimit ti më mbron,+
me të djathtën tënde më mbështet;*
përulësia jote më bën të madh.+
37 Do t’i ndjek e do t’i zë armiqtë e mi,
pa i shfarosur, nuk do të kthehem kurrsesi.
41 Për ndihmë ata thërrasin, por s’ka kush i shpëton;
madje i thërrasin edhe Jehovait, por ai nuk i dëgjon.
42 Grimca-grimca do t’i bëj si pluhurin që era e merr tutje,
tej do t’i flak si llucën e rrugëve.
43 Nga akuzat e pareshtura të popullit tim do të më shpëtosh,+
si kreun e kombeve ti do të më caktosh;+
po, një popull që s’e kam njohur, do të më shërbejë.+
46 Jehovai është gjallë! Shkëmbi+ im qoftë lëvduar!
Perëndia i shpëtimit tim qoftë lartësuar!+