Libri i dytë i Kronikave
19 Pastaj Jehozafati, mbreti i Judës, u kthye shëndoshë e mirë+ në shtëpinë e vet* në Jerusalem. 2 Jehu,+ biri i vegimtarit* Hanan,+ i doli para mbretit Jehozafat dhe i tha: «A i duhet dhënë ndihmë të ligut+ dhe a duhet t’i duash ata që urrejnë Jehovain?+ Ja pse Jehovai është indinjuar me ty. 3 Megjithatë, te ti janë gjetur gjëra të mira,+ sepse ke hequr shtyllat e shenjta* nga vendi dhe je i vendosur në zemër* për të kërkuar Perëndinë e vërtetë.»+
4 Jehozafati banonte në Jerusalem. Ai shkoi sërish për të vizituar popullin nga Ber-Sheba deri në rajonin malor të Efraimit,+ që t’i nxiste të ktheheshin tek adhurimi i Jehovait, Perëndia i paraardhësve të tyre.+ 5 Gjithashtu, ai vendosi gjykatës në mbarë vendin, në të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës, qytet më qytet.+ 6 Ai u tha atyre: «Tregoni kujdes për gjërat që bëni, sepse nuk gjykoni për njeriun, por për Jehovain, dhe ai është me ju kur gjykoni.+ 7 E tani nderoni thellësisht Jehovain,*+ dhe veproni me kujdes, sepse Jehovai, Perëndia ynë, nuk e lejon as padrejtësinë,+ as anësinë,+ as ryshfetin.»+
8 Edhe në Jerusalem, Jehozafati emëroi disa levitë e priftërinj, si dhe disa krerë të shtëpive atërore të Izraelit, që të shërbenin si gjykatës në emër të Jehovait e të merreshin me çështjet ligjore të banorëve të Jerusalemit.+ 9 Ai i urdhëroi: «Duhet të veproni me nderim të thellë* ndaj Jehovait, me besnikëri dhe me zemër plotësisht të kushtuar ndaj tij. 10 Për çdo çështje ligjore që sjellin te ju vëllezërit tuaj që banojnë në qytetet e tjera, qoftë për derdhjen e gjakut,+ qoftë për ligjin, urdhërimin, rregullat dhe vendimet gjyqësore, paralajmërojini që të mos bëhen fajtorë para Jehovait. Përkundrazi, ai do të indinjohet me ju dhe me vëllezërit tuaj. Kështu duhet të veproni që të mos bëheni fajtorë. 11 Ja, Amariahu, kreu i priftërinjve është mbi ju për çdo çështje në lidhje me Jehovain.+ Ndërsa Zebadiahu, biri i Ismaelit, është prijësi i shtëpisë së Judës për çdo çështje në lidhje me mbretin. Levitët do të shërbejnë si të parët tuaj. Kryejeni detyrën me guxim, dhe Jehovai qoftë me ata që bëjnë atë që është e drejtë!»*+