Eklisiastiu
11 Hidhe* bukën tënde në valët e ujit,+ sepse pas shumë ditëve do ta gjesh përsëri.+ 2 Jepu një pjesë të gjërave të tua shtatë vetave, madje tetë vetave,+ sepse nuk e di ç’e keqe do të ndodhë në tokë.
3 Nëse retë janë të ngarkuara, zbrazin shi në tokë; nëse një pemë bie nga jugu a nga veriu, aty ku bie, mbetet.
4 Kush vëzhgon erën, nuk do të mbjellë farë, dhe kush shikon retë, nuk do të korrë.+
5 Ashtu sikurse nuk kuptohet si vepron forca e jetës* te trupi* i fëmijës në bark të nënës,+ po ashtu nuk kuptohet vepra e Perëndisë së vërtetë, që bën çdo gjë.+
6 Mbille farën në mëngjes dhe mos e lër dorën tënde të pushojë deri në mbrëmje,+ sepse nuk e di cila do të mbijë, kjo apo ajo, apo që të dyja.
7 E ëmbël është drita, e sa e këndshme është për sytë drita e diellit. 8 E në jetoftë njeriu shumë vjet, i shijoftë të gjitha vitet!+ Ama të mos harrojë se ditët e errëta mund të jenë të shumta dhe çdo gjë që do të vijë është kotësi.+
9 Gëzohu, pra, o djalosh, sa je ende i ri! Të gëzoftë zemra në ditët e rinisë sate! Ndiq udhët e zemrës sate e shko ku të të çojnë sytë. Por dije se Perëndia i vërtetë do të të kërkojë llogari* për të gjitha këto.+ 10 Largoji shqetësimet nga zemra dhe mbroje trupin* nga gjërat e dëmshme, sepse rinia dhe pranvera e jetës fluturojnë.*+