Psalmi
LIBRI I TRETË
(Psalmet 73–89)
Këngë e Asafit.+
2 Mirëpo unë gati-gati u largova nga udha e drejtë,
për pak më shkanë këmbët,+
3 sepse i kisha zili arrogantët,*
i kisha zili të ligjtë tek i shihja që gëzonin paqe.+
9 Flasin sikur të ishin aq lart sa qiejt,
gjuha e tyre mbahet me të madh nëpër mbarë tokën.
11 Ata thonë: «E ku di gjë Perëndia?!+
Mos di vërtet Më i Larti ç’po ndodh?!»
13 Më kot e paskam ruajtur zemrën të pastër!
Më kot i paskam larë duart në pafajësi!+
14 Gjithë ditën e ditës, ndjenja të trazuara ma rëndonin shpirtin;+
mëngjes për mëngjes, Perëndia më qortonte.+
16 Edhe pse vrisja mendjen që të kuptoja,
më dukej tepër e vështirë,
17 derisa hyra në shenjtëroren e madhërishme të Perëndisë
dhe kuptova ç’e ardhme i priste.
Sa papritur u vjen fundi!
Oh, një fund i tmerrshëm!
20 Si një ëndërr që mbaron kur zgjohesh,
ashtu edhe ti, o Jehova, do t’i hedhësh poshtë* kur të ngrihesh.
22 Isha i paarsyeshëm dhe as që kuptoja;
në sytë e tu isha si një kafshë që s’mendon.
25 Kë tjetër kam unë në qiell?!
Veç teje, s’kam tjetër kënaqësi mbi dhé!+
26 Trupi e zemra mund të më treten,
por Perëndia është shkëmbi i zemrës sime,
27 Vërtet, ata që të qëndrojnë larg, do të marrin fund.
Këdo që të braktis pabesisht,* ti do ta shfarosësh.+
28 Por për mua, është gjë e mirë t’i afrohem Perëndisë.+
Ty, o Sovran Jehova, të kam bërë strehën time,
që të shpall tërë veprat e tua.+